Në historinë e politikës së SHBA, asnjë kandidat nuk ka ndezur kaq shumë debate sa Donald Trumpi. Ish biznesmeni vihet në lojë nga media, si një shaka kombëtare; një klloun që vazhdimisht bën gafa
Por të paktën nuk është haq haptaz i korruptuar sa HIllary Clintoni, apo jo? Nuk është e vërtetë. Donald Trumpi është përfshirë në disa afera të errëta gjatë dekadave të fundit.
1. Mashtrimi me një universitet
Së pari, duhet të dini se Trump University (TU) nuk ishte një universitet. Kjo është e rëndësishme sepse shteti i Nju JOrkut të ndalon ta quash kompaninë tënde një universitet, në qoftë se ajo nuk është e tillë. Së dyti, duhet të dini se ishte një kompani mashtruese, e dedikuar për vjedhjen e milionave nga njerëzit në nevojë.
TU është quajtur një skemë klasike mashtrimi. Të gjitha klasat bënin studentët të regjistroheshin për seminare të shtrenjta, ku ata do të “mësonin teknikat personale të Trumpit”. Pasi hynin, i gjithë seminari kish të bënte me ushtrimin e presionit ndaj tyre, për të firmosur për një “program me mentor” prej 35,000 dollarësh. Ata që iu bashkuan programit, thuhet se nuk mësuan asgjë përtej teknikave gjenerike dhe nuk e takuan as edhe një herë personalisht Trumpin. Në fakt, TU doli kaq keq, saqë tani kryeprokurori i Nju Jorkut tani është duke e çuar kandidatin në gjykatë.
2. Mashtrimi me bamirësinë
Fondacioni Donald J. Trump është një organizatë bamirëse e pazakontë. Paratë që ai mbledh nuk shkojnë gjithmonë për shkaqe të mira. Trump ka përdorur më parë fondet e tij për të kënaqur veten me dhurata të çmendura. Në një rast, Trumpi përdori 20,000dollarë të fondacionit për të blerë një pikturë për veten e tij, e cila ishte 2 metra e lartë. Nuk ka asnjë përkufizim të fjalës “bamirësi”, që përfshin blerjen e pikturave për Donald Trumpin, nga Fondacioni i Donald Trumpit. Kjo do të ishte normale, nëse Fondacioni do të përdorte paratë e vetë Trumpit. Por nuk ndodh kështu. Fondacioni financohet tërësisht nga filantropë të tjerë. E pazakontë për një fonacion, themeluesi i tij nuk ka dhënë që nga viti 2008. Në vend të kësaj, Trumpi ka përdorur statusin bamirës të fondacionit për të marrë donacione nga pasanikët e tjerë. Pastaj ai ua jep këto donacione bamirësive të tjera, duke e bërë veten të duken filantropik. Ai madje fitoi një çmim për faktin që i dha 150,000 dollarë një shoqate të policisë… pavarësisht se çdo qindarkë fillimisht vinte nga Fondacioni Evans.
3. Terrorizimi i banorëve
Në vitin 1981, Trump bleu një ndërtesë pranë Central Park duke shpresuar për ta shembur dhe kthyer në vendbanim. Banorët që jetojnë atje nuk pranuan të lëvizin. Trump u përgjigj duke vepruar si zoti i tokës nga ferri. Për pesë vjet, Trump preu ngrohjen dhe ujin e nxehtë, madje edhe gjatë ngricave dimërore të Nju Jorkut. Ai refuzoi të rregullojë rrjedhjet. Ai lejoi përhapjen e një infeksioni nga minjtë. Trumpi i kërkoi mirëmbajtësit që të spiunonte banorët. Ai lejoi një ekip ndërtimi që të fillonte punën në orën 7:00 të mëngjesit, çdo ditë, mu mbi apartamentin, ku një grua e moshuar ndodhej në shtratin e vdekjes, pasi vuante nga kanceri. Kur ajo u ankua, Trumpi nuk bëri asgjë. Gjërat morën drejtim vërtetë të çuditshëm, kur Trumpi vendosi që të strehojë të pastrehët në atë ndërtesë. Banorët thanë se ishte një dredhi për t’i dëbuar. Gjithçka përfundoi në gjykatë, dhe Trumpi në fund u detyrua të tërhiqej. Ai tani mohon që këta incidente të kenë ndodhur ndonjëherë.
4. Punësimi i imigrantëve të paligjshëm
Një nga politikat që mban shenjën e Trumpit kandidat, është dëbimi i imigrantëve të paligjshëm. Megjithatë, në vitin 1980, Trump punësoi me vetëdije punëtorë polakë pa dokumenta, për ndërtimin e Kullës Trump. Trump vetë e mohon këtë. Por disa dëshmitarë nga incidenti – përfshirë një informator të FBI-së, kanë dëshmuar nën betim se Trumpi e dinte që kishte punësuar imigrantë të paligjshëm. Ata pretendojnë se ai i detyronte të punonin shtatë ditë në javë, pa veshje sigurie, në një mjedis të rrezikshëm dhe në mënyrë të përsëritur refuzonte të paguante edhe ato 5 dollarë në orë që u ofronte. Trumpi bënte gjithfarëlloj gjërash, për t’ua bërë jetën ferr punëtorëve të tij. Në një moment, ai kërcënoi se do t’i raportonte në Shërbimin e Imigracionit dhe Natyralizimit dhe ata do të dëboheshin, nëse ankoheshin. Shumë prej tyre detyroheshin të flinin në vendin e ndërtimit. Gjërat u përmirësuan vetëm kur polakët kërcënuan se do të padisnin për pjesën e pronësisë në ndërtesë.
5. Përdorimi i kontributeve të fushatës, për të blerë… librin e tij
Shumë njerëz të zakonshëm kanë kontribuar për fushatën e Donald Trumpit. Shumë prej tyre ndoshta prisnin që paratë e tyre të shkonin për të mundur Hillarynë në nëntor. Me shumë gjasë, shumë pak prej tyre prisnin që Trumpi të përdorte paratë e tyre për të blerë 55 mijë dollarë libra të tij. Në fakt, njihen disa shkrimtarë që kanë blerë nga 500 kopj të librave të tyre më të fundit. Por ata nuk përdorin fonde të fushatës presidenciale për të blerë 3000-5000 kopje me çmim pakice. Eshtë e rëndësishme të theksohet “me çmim pakice”, sepse tregon se Trumpi ka përdorur fondet e fushatës për të futur në listën e librave më të shitur të Nju Jork Tajmsit. Në rastin më të mirë, është thellësisht narciziste. Në rastin më të keq, Trumpi ka shpresuar të fusë në xhep të ardhurat.
6. Gënjshtra të panevojshme, pa fund
Trumpi është akuzuar vazhdimisht se ka gënjyer gjatë fushatës. Eshtë një gjë ta dëgjosh të shkruhet në një faqe interneti të zakonshme. Por është tjetër gjë ta dëgjosh të dalë nga vetë goja e Trumpit. Në një çështje gjyqësore të vitit 2007, Trumpit iu kërkua nën betim që të verifikonte të vërtetën e disa deklaratave të tij të mëparshme. Ai përfundoi duke pranuar se 30 prej tyre ishin gënjeshtra. Gënjeshtrat varionin nga përmasa e pasurisë së tij, deri tek marrëveshjet më të fundit të biznesit, që kishte bërë me një sërë njerëzish që paguante. Disa ishin ekzagjerime. Të tjera ishin shtrembërime. Të tjera ishin gënjeshtra të pacipa. Të gjitha janë tashmë pjesë e dosjes në gjykatë. Kjo është e rëndësishme, sepse fushata e Trumpit është ndërtuar mbi thënien e të vërtetave të parrëfyeshme.
7. Papërgjegjshmëri politike
Në korrik 2016, Nju Jork Tajms botoi një një citim nga një anëtar i stafit të fushatës së John Kasich, me pasoja shqetësuese. Ata thanë se plani politik afatgjatë i Trumpit, është në thelb për të dorëzuar postin e presidentit tek zëvendëspresidenti i tij pas zgjedhjeve. Anëtari i stafit pohoi se Kasichit i ishte ofruar roli i zëvendës presidentit nga Trumpi. Ekipi i fushatës së Trumpit pyeti nëse Kasich do të donte të ishte “zëvendës presidenti më i pushtetshëm në histori”. Ai do të marrë kontrollin mbi politikën e brendshme dhe të jashtme. Ndërkohë, roli i Presidentit Trump do të jetë thjeshtë “që ta bëjë Amerikën përsëri të madhe”. Me fjalë të tjera, Kasich do të ishte president, me Trumpin figurë kryesore që do të merrte gjithë lavdinë. Nëse është e vërtetë, kjo është gjë tejet e papërgjegjshme. Ajo tregon se Trumpi dëshiron të fitojë dhe pastaj thjeshtë të hiqet mënjanë. Përveç se e paprecedentë, kjo do të ishte një gënjeshtër për elektoratin dhe përdorim i diçkaje serioze, si zgjedhjet presidenciale, për asgjë më shumë se lojëra të parëndësishme.
8. Akuza për racizëm
Për 40 vite, Trumpi është ndjekur nga akuzat për racizëm. Në vitin 1973, Trumpi dhe babai i tij u paditën nga Departamenti i Drejtësisë se refuzonin të merrnin në punë zezakë. Ndonëse Trumpi nuk e pranoi asnjëherë, ai u detyrua të firmosë një marrëveshje që nuk do të diskriminonte zezakët në të ardhmen. Në vitet 1980, kazinotë e Trumpit u akuzuan se detyronin zezakët që të largoheshin kur hidheshin shuma të mëdha. Një prej tyre u shpall fajtore dhe u gjobit. Në vitin 1991, një libër pretendonte se Trumpi thoshte që dembelizmi ishte një tipar i zezakëve. Akuzat vazhdojnë. Në vitin 1989, Trumpi pagoi një faqe të plotë për reklamë në NYC, duke bërë thirrje për ekzekutimin e adoleshentëve me ngjyrë, që dyshoheshin se kishin përdhunuar një grua të bardhë në Central Park. Katër adoleshentët më pas u shpallën të pafajshëm.
9. Besim në Teori konspirative
Një kualifikim themelor për një president është që të bëjë dallimin mes gjërave serioze të botës reale, dhe teorive paranojake të konspiracionit që kanë mbushur internetin. Donald Trumpi nuk e ka arritur këtë standart. Me kalimin e viteve, ai ka përsëritur vazhdimisht besimin e tij në marrëzitë. Trumpi besonte teorinë që Obama nuk kishte lindur në SHBA. Ai gjithashtu ka thënë se ndryshimi i klimës është një komplot kinez për të dëmtuar prodhimin në SHBA, se vaksinat u shkaktojnë fëmijëve autizëm, se babai i Ted Cruzit vrau Kennedyn, dhe se Antonin Scalia u vra. Trumpi mendon gjithashtu se norma e papunësisë në SHBA është 42%, por shifra e vërtetë fshihet për ta bërë Obamën të duket mirë. Këto nuk janë gjëra normale për t’u besuar nga një kandidat presidencial. Në rastin më të mirë, tregojnë se Trumpi është shumë naiv. Në rastin më të keq, se është i çekuilibruar.
10. Lidhjet e dyshimta me Vladimir Putinin
Trumpi ka vlerësuar presidentin rus Vladimir Putin, si një “udhëheqës të fortë”. Ka lënë të kuptohet se Obama duhet të jetë më shumë si ai dhe i ka bërë thirrje Kremlinit të hack-ojë emailet e Hillary Clintonit. Kur Trumpi bënte këto vlerësime për Putinin, menaxheri i fushatës së tij ishte Paul Manafort, një njeri që kish marrë shuma të mëdha parash nga regjimet e mbështetur prej Rusisë. Më vonë, Manafort u largua, por lidhjet e tij nuk përfundojnë këtu. Time ka dokumentuar shumë lidhje të dyshimta mes bizneseve të Trumpit dhe interesave të Rusisë, të lidhura me Kremlinin. Duket se lidhjet e tij me Rusinë janë të forta. Madje Time hodhi dyshime edhe për lidhje me gangsterë rusë. /bota.al/.