Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 gratë jobesnike të historisë së letërsisë

2016/02/04 at 10:34 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
10 gratë jobesnike të historisë së letërsisë

Përpara se t’u dhuroni një libër bashkëshorteve apo të fejuarave, bëni kujdes: historia e letërsisë është e mbushur me gra që tradhëtojnë. Më poshtë një renditje e disa prej personazheve më të famshme që kanë tradhëtuar në libra. Por lista mund të jetë edhe më e gjatë. Kush dëshiron, mund të shtojë vetë të tjera.


“Ana Karenina”, Leon Tolstoi

I gjithë faji është i takimit në stacionin e trenit, mes Ana Kareninës, grua e martuar dhe bukuroshit Vronskij, i cili i rezervon një vëmendje këmbëngulëse. Me kalimin e kohës, Ana do të jepet para joshjes së tunduesit, në dëm të një bashkëshorti gjithnjë e më të fokusuar tek puna si funksionar qeveritar. Por as tradhëtia dhe as hekurudhat nuk do i sjellin fat protagonistes së këtij superklasiku që nuk duhet të humbet në asnjë mënyrë.
“Madamë Bovari”, Gustav Flobert.

“Madamë Bovari”, Gustav Flobert

Një tjetër grua e famshme jobesnike është protagonistja e një tjetër romani shumë të bukur të letërsisë europiane të tetëqindës. Ema martohet me Carls Bovarinë naiv. I cili, në këmbim të përkushtimit, merr nga e shoqja gënjeshtra dhe një seri tradhëtish me burra të tjerë. Ai, burri me brirë, do ta kuptojë kur të jetë bërë me të vërtetë shumë vonë.
Kiti, “Velloja e pikturuar”.

Kiti, “Velloja e pikturuar”

Histori ciftesh britanike të sërës së lartë, të transferuara për punë në Orientin e kolonive. Ajo, me pamje magjepsëse, e tradhëton me një bukurosh, edhe ai i martuar. Kiti i rrëfen gjithcka të shoqit, e bindur se i dashuri do të divorcohet ashtu si ajo dhe do ta ndjekë pas. Por gabohet. Dhe ky është vetëm fillimi i një prej romaneve më të mirë të letërsisë angleze të nëntëqindës.

Gjinevra (nga Romancat e Tryezës së Rrumbullaktë)

Tradhëtia mitike, e rrëfyer në shumë libra, që nga ata mesjetarë të ciklit breton dhe përsëritur më pas në shumë vepra nga shekulli XII e deri tek romanet e sotëm. Gjinevra është bashkëshortja e kolme e Mbretit Artur, të cilin megjithatë e tradhëton me Lancelotin, më shkathëti i Kalorësve të Tryezës së Rrumbullaktë.

Franceska da Rimini (Dante, “Ferri”, Kënga V”)

Tradhëtia më e njohur në letërsinë italiane është ajo e Francesca da Rimini, e përshkruar nga Dante Aligieri në këngën e pestë të Ferrit, ajo që të gjithë, për fat e mbajmë mend që kur na kanë detyruar ta mësojmë në shkollë. Franceska dhe i dashuri Paolo kapen në flagrancë nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij, dhe vriten: do të përfundojnë në rrethin e
epshit, përgjithmonë të bashkuar.

Margarita (“Mësuesi dhe Margarita”, Mikhail Bulgakov)

Margarita, bashkëshorte e palumtur, tradhëton një bashkëshort të parëndësishëm me Mësuesin. Dhe për më tepër del nga shtëpia krejt lakuriq, fluturon në catitë e qytetit, lëshohet në marrëzinë e një feste satanike ku është mbretëreshë. Bashkë me mace që flasin dhe djaj.

Helena (Homeri, “Iliada”)

Tradhëtia tipike. Por në Iliadën e Homerit, Helena është një grua e trishtë, viktimë e bukurisë së saj të tepruar dhe magjisë me të cilën perëndesha e dashurisë, Afërdita, e ka nënshtruar. Nuk ishte Helena që donte të tradhëtonte të shoqin, Menelaun me Paridin, që ajo e përcmon. Në këngën VI, Helena e trajton Paridin si burracak, dhe duket sikur
preferon më shumë kunatin e tij, Hektorin.

Hester, (“Damka e turpit”, Nathanil Hothërn)

Edhe në këtë rast, gruaja jobesnike përfundon keq: këtu e gjejmë, në trekëmbësh madje, e dënuar me vdekje në Amerikën puritane të një herë e një kohe. Damka e titullit është gërma A, që Hesteri duhet ta mbajë në veshje, me qëllim që të turpërohet për fajin e saj para komunitetit, sa herë që del nga shtëpia. Por libri i Hothorn është në të
vërtetë një denoncim ndaj bashkëkohësve të tij. Roman i suksesshëm që nga botimi i parë, sot në krye të letërsisë amerikane, bashkë me Mobi Dikun.

Dona Florípides Guimarães (“Dona Flor dhe dy bashkëshortët e saj”, Jorge Amado)

Letërsia e tradhëtisë di të jetë edhe e gëzueshme, pa e prishur cilësinë e shkrimit: Dona Flor e Amados i vë brirët bashkëshortit me burrin e mëparshëm. Dhe ky i fundit, Vadinho, nuk është vetëm një dashnor i zjarrtë: rezulton madje edhe i vdekur. Marrëdhëniet jashtëmartesore, në rrëfimin e Amados, janë gjithësesi të shpeshta: nga Teresa Batista e
lodhur nga lufta, një mulate e bukur e martuar me një latifondist të pasur por që e tradhëton, e deri tek Gabriela Garofano dhe Kanela, e kapur në shtrat me shokun më të mirë të bashkëshortit.

Koni Shatërlei (“I dashuri i zonjës Shatërlej”, D. H. Lorens)

Gruaja më jobesnike e Nëntëqindës letrare mund të jetë Zonja Shatërlej: pas një rinie libertine martohet me aristokratin Kliford Shatërlej, i cili është i pasur dhe fisnik, por shumë shpejt tregon se është pak i prirur të përmbushë detyrimet martesore. Prandaj Zonja e konsideron një budalla, dhe e tradhëton vazhdimisht me një burrë të pashëm, me të cilin lidhja është vetëm fizike. Lista e grave jobesnike në letërsi është edhe më e gjatë. Nëse doni mund të shkruani më poshtë në rubrikën komente. /Bota.al/



Ju sugjerojmë

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë
Bota

E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë

14 Qershor, 2025 4:40 pm
Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Para

A do t’i përgjigjet Londra “dashurisë” së Brukselit?

“Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

“Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t'ju pushtojë për 36 orë”

Korça, nje enderr e bukur...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
14 Qershor, 2025

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është duke u shqyrtuar seriozisht nga autoritetet iraniane. Kështu raportojnë mediat iraniane, duke cituar deklaratat...

Lexo më shumë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
14 Qershor, 2025

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua,...

Lexo më shumë

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
14 Qershor, 2025

Ushtria izraelite thotë se nëse Irani nuk do të ndalej do të pasuronte me uranium 15 bomba atomike. Irani është...

Lexo më shumë

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
14 Qershor, 2025

Mbyllja e hapësirës ajrore në zonën e prekur nga përplasja midis Iranit dhe Izraelit ka prekur rreth 3 mijë fluturime,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com