Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 fakte interesante për pasurinë e “mbretit të kokainës”, Pablo Escobar

2017/01/11 at 10:52 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
10 fakte interesante për pasurinë e “mbretit të kokainës”, Pablo Escobar

Pablo Escobar, i njohur ndryshe si “Mbreti i kokainës”, ishte djali i një fermeri të varfër kolumbian, por pa mbushur ende mirë 35 vjeç, ai renditej ndër njerëzit më të pasur të botës.

Escobar u bë lideri i kartelit “Medellín”, i cili furnizonte me kokainë 80 për qind të tregut botëror.

Pavarësisht se verifikimi i pasurisë së Escobar-it është i vështirë për shkak të origjinës së paligjshme, ajo përllogaritet të ketë arritur rreth 30 miliardë dollarë.

Ja disa fakte që flasin për pasurinë marramendëse dhe mënyrën e jetesës së Escobar-it.

  1. Në mes të viteve ’80, karteli i Escobar-it gjeneronte 420 milionë dollarë në javë, në total 22 miliardë në vit.
  2. Escobar ka qenë në listën e “Forbes” për shtatë vjet me radhë. Në vitin 1989, ai u pozicionua i shtati në listën e njerëzve më të pasur në botë.
  3. Në fund të viteve ’80, karteli i tij mbulonte kërkesat e 80 për qind të tregut botëror të kokainës.
  4. Ai arrinte të fuste në SHBA rreth 15 tonë kokainë në ditë. Praktikisht, katër në pesë përdorues të kokainës në SHBA përdornin lëndën e siguruar nga karteli i Escobar.
  5. “Biznesi” i tij shënonte një humbje mujore prej 2.1 miliardë dollarësh, por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me fitimin.
  6. Pasuria e jashtëzakonshme e Escobar-it u kthye në problem për të në momentin kur ai nuk mund të pastronte aq para sa fitonte. Ai nisi të grumbullonte para cash në fermat e Kolumbisë, magazinat e braktisura dhe muret e shtëpive të anëtarëve të kartelit.
  7. Në kulmin e veprimtarisë së kartelit, fitimet ishin aq të mëdha saqë 10 për qind e tyre dëmtoheshin nga minjtë apo uji në magazinat ku fshiheshin.
  8. Njëherë Pablo Escobar dogji 2 milionë dollarë në zjarr që vajza e tij të mos ndiente ftohtë. Për shkak se ishte gjithnjë në kërkim, ai dhe familja e tij ishin fshehur në një mal, kur vajza e tij pati probleme me hipoterminë. Escobar ndezi një zjarr ku dogji 2 milionë dollarë, që e bija të mos kishte ftohtë.
  9. Ai ishte etiketuar ndryshe si “Robin Hood”. Kjo sepse shpesh u jepte para të varfërve, ndërtonte shtëpi për të pastrehët, fusha futbolli për komunitetin apo kopshte zoologjike.
  10. Ai ra dakord me autoritetet kolumbiane që të dorëzohej vetëm me një kusht: Nëse çohej në një burg luksoz, të cilin e kishte ndërtuar vetë dhe e kishte emërtuar “Katedralja”. Në marrëveshjen e arritur me qeverinë kolumbiane thuhej se Escobarit i lejohej të zgjidhte shokët dhe punonjësit e burgut. Ai mund të drejtonte biznesin e tij nga burgu dhe të priste vizitorë.

Ju sugjerojmë

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
Sport

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

11 Nëntor, 2025 4:08 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Bota

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

11 Nëntor, 2025 3:02 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
Para
13 janar, 1 në 20 persona nuk do të dalin nga shtëpia këtë të premte

13 janar, 1 në 20 persona nuk do të dalin nga shtëpia këtë të premte

Video/ Ed Sheeran thyen rekordin e të gjitha kohërave në Spotify

Video/ Ed Sheeran thyen rekordin e të gjitha kohërave në Spotify

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për lirimin e Haradinajt

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për lirimin e Haradinajt

TE FUNDIT

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
11 Nëntor, 2025

FIFA ka gjetur një mënyrë tjetër për të rritur të ardhurat e saj nga Kupa e Botës 2026, pasi po...

Lexo më shumë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com