Aktualitet

1 vit pas vdekjes së Hueyda El Saied,bashkëshorti: Shkoj çdo ditë te varri, i flas për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:14 - 20/11/22 |
Opi Nion

Në këtë puntatë të “S’e Luan Topi” bashkëshorti i Hueyda El Saied ka treguar përjetimet e tij dhe djalit, pas ndarjes nga jeta të artistes.

Ai ka deklaruar se shkon çdo ditë tek varri, ku i tregon asaj për rutinën e tij dhe të djalit, Gabrielit.

Thierry i prekur u shpreh se e gjithë kjo gjë që bën i duket si një ditar, në të cilin tregon çdo gjë.

“Një pjesë e familjes do të vijnë më 23 nëntor për përvjetorin e vdekjes. Do jetë diçka private sepse unë e Gabrieli kemi nevojë të kalojmë disa kohë vetëm gjatë këtyre momenteve me Hueydën. Do të jemi vetëm ne, ndoshta gjatë ditës me shumë pak familjarë tanë në mënyrë që të kemi një ditë jo të madhe paqësore”, tha ai.

“I shpjegoj Hueydës rezultatet e mira të Gabirelit në shkollë. Është si një takim ditor me Hueydën. I shpjegoj se çfarë kam bërë, ndonjëherë udhëtimet e mia të punës. Thjesht i flas për jetën time dhe të Gabirelit. Është si një ditar në fakt”, shtoi më tej i prekur Thierry./Top Channel

 

 

Pas