Revista satirike “Charlie Hebdo” ka provokuar sërish me numrin e saj të ri, në prag të një vjetorit të sulmeve terroriste mbi redaksinë.
Mbi 1 milionë kopje janë printuar dhe janë shpërndarë në të gjithë botën.
Në këtë numër të ri në kopertinë shfaqet zoti i pikturuar, me gjak në duar dhe një kallashnikov në kurriz ndërsa në titullin kryesor shkruhet: “Një vit më pas, vrasësit janë ende në kërkim”.
Franca do të përkujtojë këtë javë viktimat e sulmit terrorist të militantëve të shtetit islamik, në redaksinë e revistës satirike dhe një market, me eulogji dhe ceremoni përkujtimore.
Më datat 7-8-9 janar në Paris do të mbahen ceremoni në nder të 17 viktimave ndërkohë që kryeqyteti francez është nën masa të rrepta sigurie, që prej sulmeve të nëntorit që i morrën jetën edhe 130 personave të tjerë.