TIRANE- Prokuroria ka dhënë pretencën për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, duke kërkuar 1 vit burg për të. Tafaj akuzohet se ka akredituar në mënyrë të paligjshme universitetin Kristal.
“Nuk mund të pranoj fushata apo vendime për ‘prerje kokash’ për hir të luftës politike të qeverisë ndaj opozitës, apo thjesht për hir
të statistikave. Besoj se gjykata do ta gjykojë këtë çështje në mënyrë të pavaruar dhe të drejtë, sepse jam i sigurtë në pafajësinë time”, ka thënë Tafaj pak ditë më parë.
Tani mbetet vendimi i gjykatës, nëse do ta dënojë apo jo ish-ministrin e Arsimit në kohën e qeverisjes së Sali Berishës.