Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqenpremtimet e kryeministrit Edi Rama gjatë 11 viteve në drejtimin e qeverisë.
Sipas Bardhit, të gjitha premtimet që shfaqen në video nuk janë mbajtur nga kreu i qeverisë, duke thënë se 1 prilli është dita e Ramës.
“Sot është dita simbol që përfaqëson më së miri Edi Ramën dhe qeverisjen e tij 11 vjeçare! Gëzuar 1 Prillin!”, shkruan Gazment Bardhi.