Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar bisedime me homologun e tij francez Emmanuel Macron, raporton televizioni shtetëror rus.
Kremlini ka thënë se Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se Ukraina ishte “përgjegjëse për provokimin” rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.
Dy liderët diskutuan pushtimin rus gjatë një bisede telefonike që zgjati një orë e 45 minuta sot.
Sulmi rus në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia (më i madhi në Evropë), shkaktoi një zjarr, dhe u dënua menjëherë nga liderët botërorë.
Sipas mbikëqyrësit atomik të OKB-së, nga bombardimet nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.
Kjo telefonatë vjen pasi Putin pati një bisedë me presidentin turk Erdogan, për të cilën raportuam pak më parë, në të cilën lideri turk i kërkoi atij të shpallte një armëpushim në Ukrainë.