Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1 në 10 fëmijë pre e ngacmimit seksual online

2019/10/05 at 5:33 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1 në 10 fëmijë pre e ngacmimit seksual online

Lundrimi në internet i të miturve përbën rrezik për të rënë pre e ngacmimeve online. Në vitin 2018, kompanitë e teknologjisë në botë raportuan mbi 45 milionë foto dhe video në internet të fëmijëve të abuzuar seksualisht, dyfish i numrit se një viti më parë. Edhe në Shqipëri sipas një raporti të UNICEF, 1 në 10 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online.


“Prej shumë kohësh tashmë është bërë problem abuzimi seksual online dhe ky problem ka ardhur duke u rritur. Edhe në vendin tonë qarkullojnë imazhe të abuzimit seksual me fëmijët. Në vitin 2018 një organizatë italiane publikoi se domeni “.al” është i treti në Europë për nga përmbajtja e imazheve, apo videove me abuzim seksual të fëmijëve, pra i treti në Europë dhe i 8 në botë. Pra ka edhe në internetin shqiptar me përmbajtje të tilla që qarkullojnë, ku dikush i ka shantazhuar për të dërguar një foto intime të fëmijëve”, thotë Ina Verzivolli, specialiste e mbrojtjes së fëmijëve, Unicef Albania.

Në një interviste për TV Klan, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko thotë se edhe në vendin tonë është zbuluar një rrjet i abuzuesve online.

“Kemi informacione që ngacmuesit online kanë komunikim me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin ne dimë një pjesë të abuzuesve online. Ne kemi identifikuar që navigimi online ndodh pa identifikim, një person hyn në një rrjet wireless pa u identifikuar dhe aty mund të kryejë aktivitet të paligjshëm dhe mund të jetë abuzues potencial në hapësirat tona.”

Por tashmë abuzuesit online do të identifikohen.

“Jemi duke zbatuar një projekt për identifikimin e të gjithë abuzuesve online. Pra nëse sot ka patur hapësira ku abuzuesit kanë patur mundësi që të navigojnë në internet pa u identifikuar plotësisht, kanë patur mundësi që t’i afrohen të miturve pa patur një kontroll të fortë dhe një barrierë të fortë, ne sot po bëjmë të mundur që çdo abuzues online të identifikohet, të gjurmohet dhe të hetohet. Së bashku me kompanitë e internetit do kërkojmë që kushdo që hyn në rrjet dhe internet të ketë një identifikim, emër, numër telefoni, adresë e-maili dhe kjo ndihmon në gjurmueshmërinë. Ka shumë mundësi për ta fshehur IP dhe nuk identifikohesh këtu ku je dhe ta transferosh identitetin tënd në një vend tjetër, por tashëm është e gjurmueshme.”

Sipas ekspertëve të krimit kibernetik dhe atyre që merren me fëmijët, ajo që mbetet shqetësim është numri i ulët i denoncimeve për këtë vepër penale./Burimi: Tv Klan

Etiketa: femijengacmimonline


Ju sugjerojmë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
Aktualitet

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

26 Dhjetor, 2025 9:38 am
Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

26 Dhjetor, 2025 9:36 am
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Para
Jennifer Lopez shfaqet si asnjëherë më parë, e lodhur dhe pa grim

Jennifer Lopez shfaqet si asnjëherë më parë, e lodhur dhe pa grim

Rama i gatshëm t’i shkojë në zyrë, Basha: Koha për shfaqe ka mbaruar

Rama i gatshëm t'i shkojë në zyrë, Basha: Koha për shfaqe ka mbaruar

Këngëtarja jep lajmin e hidhur: Unë jam me fat por ndihem e shkatërruar

Miley Cyrus:Burrat që lidhen me kë duan quhen legjenda, kurse gratë lavire
















TE FUNDIT

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
26 Dhjetor, 2025

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Dëborë po...

Lexo më shumë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
26 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën...

Lexo më shumë

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
26 Dhjetor, 2025

SHBA ka kryer sulme ajrore vdekjeprurëse kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi presidenti amerikan Donald...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
26 Dhjetor, 2025

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com