Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“1 herë ka rastisur”, përgjegjësi transporton pulat e biznesit të gruas me makinën e punës

2023/10/25 at 9:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“1 herë ka rastisur”, përgjegjësi transporton pulat e biznesit të gruas me makinën e punës

Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se ka qenë pompist në ndërmarrjen e ujesjellësit të Dimalit prej 8 vjetësh. Me profesion është elektro-pompsit dhe punonte në mënyrë të tillë që e quanin “skrepi i Dimalit”.


Në Maj 2023, Qamili mbushi moshën e pensionit, por e lanë sërish me kontratë 6-mujore. Por pas një muaji, e heqin dhe e zëvendësojnë me një person tjetër.

Qamil Bani: Jam drejtuar emisionit “Stop” për një problem timin që më ka ndodhur para 5 muajsh. Kam punuar si pompist në stacionin e fshatit Banaj në qytetin Dimal. Prej 8 vitesh, elektro-pompist me kategori të katërt me dëshmi, plus stacionit, vija dhe hapja dhe gropa ku ishte difekti si e si që të mos lija popullin pa ujë. Punoja me mish e shpirt. Në 10 Maj 2022, mbusha moshën për pension dhe më thërrte inxhinierja së bashku me drejtorin “je i aftë, do të punosh?”, “po”, ju thashë. Bëmë kontratën dhe filluam punën. Në muajin Nëntor, më vjen punëtori i ri, quhet Hazbi Baxhija dhe i them drejtorit “pse erdhi ky punëtori i ri, ne 2 vetë kemi qenë, ky i treti çne tani”. Më tha që do ju bëjë listën dhe do ta rishohim. Aty filloi dhe acarimi më shumë me drejtorin. Më 12 Janar, Drejtoria Rajonale e Beratit, na vjen juristja dhe na thotë që duhet të shkonim për të bërë letrat. Pasi i bëmë këto, i dorëzojmë tek juristja, morëm kontratat 6-mujore dhe vazhdova punën. Për 1 muaj, nga 12 Janari e deri më 12 Shkurt, më merr inxhinierja dhe më thotë që të paraqitesha në Urën Vajgurore. Ishte drejtori Sula, juristja dhe inxhinierja. Kur shkova më thanë që “do të largohesh nga puna sepse ke mbushur moshën për pension”. Sipas urdhrit të qeverisë kush është i aftë për punë do të punojë. Në mes 4 vetëve për t’u larguar, isha dhe unë. Unë u zëvendësova, kursa këta nuk u zëvendësuan sepse më erdhi punëtori 2 muaj para. Ky zotëri nuk ka asnjëlloj dëshmie, nuk ka haber fare se çfarë është një bollon dhe jo më të marrë vesh nga tensioni, korenti dhe pompa. Unë jam me dëshmi që në vitin 1982.

Ironia më e madhe thotë Qamili është se vetë përgjegjësi, Petref Sula ka tre vite që ka mbushur moshën e pensionit, por thotë se mban partia.

Qamil Bani: I drejtohem ish-drejtorit Petref Sula dhe i them pse na hoqët nga puna? Më tha “ik ankohu ku të duash se nuk di gjë se kush të hoqi nga puna ty. I drejtohem Drejtorisë Rajonale Berat, ju them “na erdhi kjo listë, a e dërguat ju nga kjo drejtoria këtu apo erdhi nga Dimali”. Kjo listë më thotë ajo “ka ardhur nga Dimali”. Petref Sula ka 2-3 vite që ka kaluar moshën e pensionit. Ky zotëria tani është në punë. Unë ja kujtova dhe i thashë që “ti përgjegjës a nuk ke dalë që 3 vite në pension?”. Atë e di partia, punëtorin nuk e do njeri, duan dembelat. Nuk më ikën djersa që kam atje… (qan).

Gazetarja: Mos qaj të lutem.

Qamil Bani: Kam punuar me mish e shpirt. Më hoqën kot, më hoqën.

Qamil Bani i drejton një mesazh kryeministrit Rama: Kam punuar pompist në fshatin Banaj dhe jam pushuar kur ti ke dhënë urdhër që kush i aftë, të punojë. Unë jam i aftë aq sa një djalë 25 vjeç. Mu m’u vu dhe emri “skrep” dhe dola në ankand për t’u shkrirë në metalurgji.

Përveçse duhet të ishte vetë në pension, Petref Sula, përgjegjësi i Ujësjellësit Dimal e përdor makinën e institucionit për transport pulash, biznes me të cilin merret e shoqja.

Qamil Bani: Makina e ndërmarrjes është vënë në dispozicion të zonjës së tij që transporton pula çdo ditë në pazar, mëngjes dhe drekë. Nga dita e martë dhe deri ditën e dielë, makina e ndërmarrjes qarkullon në çdo pazar. Kjo makinë është për t’u vënë në dispozicion të ndërmarrjes – po të ndodhte ndonjë defekt të transportonte gjeneratorin. Kjo makinë, nga viti 2022 e tutje, ka harxhuar nga 700-800-900 litra naftë në muaj, kurse sot, ajo me bashkimin e ndërmarrjes Dimal me rajonin e qarkut Berat, kjo makinë harxhon 300 litra naftë në muaj.

Gazetarja: Ndërkohë paska përfunduar transport pulash.

Gazetarja e “Stop” takon Sulën, i cili thotë se nuk e përdor makinën për pula. Por kur ballafaqohet me videon, detyrohet të pranojë se ka rastisur.

Petref Sula: Ju jeni munduar, ju këtu punë do të bëni, por ai është pensionist, ka dalë në pension. Ai ka 17 muaj… E mbajta unë. A e shikon se çfarë njerëzish janë këta? I mbajtën, por nga reforma që u bashkua me rajonalen, u detyruam që t’i shkurtojmë, normale që do i shkurtonim këta.

Gazetarja: Domethënë, ai…

Petref Sula: Ai është pensionist sot, madje e kam mbajtur më shumë atë.

Gazetarja: Po juve a nuk jeni pensionist?

Petref Sula: Po, por qeveria e ka shikuar të arsyeshme që të më mbajë. Unë isha titullar, nuk isha punonjës, isha drejtor.

Gazetarja: Kjo makina a është e juaja personale?

Petref Sula: Është e bashkisë.

Gazetarja: Po pse me këtë makinën e institucionit, juve dërgoni zonjën tuaj në pazar?

Petref Sula: Nuk është e vërtetë. Ku i ke pulat, ku janë?

Gazetarja: Po ku e dite se do të nxirrja pula unë?

Petref Sula: I kam brenda unë. Nuk është e vërtetë. Nuk jam marrë unë. Nuk e ka dërguar në pazar. Por kur kam qenë rrugës, kam marrë edhe njerëz të tjerë. Rastësia mund të ketë qëlluar.

Gazetarja: A mund të ju bëj një kërkesë të lutem: Ne lëvizim nëpër të gjithë Shqipërinë edhe kam 2 shërbime që i kam lënë të stopuara sepse nuk kam një makinë si kjo e juaja që të më dërgoni në Tropojë dhe në Curr të Epërm, a do ma japësh një xhiro?

Petref Sula: E ke aty.

Gazetarja: Kur ishe ti drejtor harxhoheshin 900 litra naftë.

Petref Sula: Mos ju fut kësaj llogarie. Aty ka dokumente për këtë punë.

Gazetarja: Pse kur ke qenë ti tullar është harxhuar më shumë, kurse tani që je përgjegjës është harxhuar më pak?

Petref Sula: Kam lëvizur më tepër.

Gazetarja: Transport pulash… Nëse tani që është përgjegjës, vetëm 1 rastisje transporti i pulave, por më përpara kështu, 5 ditët e javës, edhe shtunë dhe të dielë.

Madje edhe kur shkon grupi i xhirimit i “Stop” makina është me pupla e glasa.

Gazetarja: Kjo është ajo e transportit të pulave, ë?

Petref Sula: Nuk transporton pula ajo.

Gazetarja: A të mban era glasa? Siç e shifni makina e Ujësjellës-Kanalizimeve Dimal që presupozohet që të jetë një automjet që i vjen në funksion difekteve të kësaj drejtorie, shkon për transportin e pulave. Shif puplën e pulës atje tek cepi. A e kuptoni që jeni në shkelje?

Petref Sula: Unë kam pasur rrugën një herë kur kam shkuar, kaq. Nuk kam shkuar kastile. Nuk kam punuar transport pulash. Vij në 7 dhe iki në 9 të darkës.

“Stop” interesohet tek Ujësjellësi i Beratit dhe drejtori Pelivan Sinaj thotë se për këtë rast do të merren masa.

Gazetarja: Në emisionin investigativ “Stop” na ka ardhur një informacion për një makinë “Mitsubishi”, e cila është në dispozicion të “Ujësjellës-Kanalizimeve Dimal”. Në fakt ky mjet bën transportin e pulave, me tregtinë e pulave merret bashkëshortja e përgjegjësit Petref Sula.

Pelivan Sinaj: Ta vërtetojmë dhe do marrim masat përkatëse, në qoftë se kjo qëndron!

Gazetarja: Vetë zotëria e pranon, por thotë unë vetëm 1 herë e kam bërë, nuk e kam bërë rrugë, thotë!

Pelivan Sinaj: (Qesh…). Më fal, se më erdhi për të qeshur, por në qoftë se ai e ka pranuar, pastaj atëhere e kemi më të lehtë!

Pas komunikimit me titullarin e këtij insititucioni, ky i fundit drejtoi “Stopin” për tek shefi i kabinetit për t’i vënë në dispozicion provat.

“Është makina e Njësisë Dimal dhe përgjegjësi Dimal, e pamë. Do të marrim masat e nevojshme siç e parashikon Kodi i Punës. Ne kemi një Komision Disiplinor që merr masat dhe e bëjmë me propozim të titularrit të insititucionit.”/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Para
EMRI/ Qëlloi disa herë me armë zjarri, policia arreston 43-vjeçarin në Shkodër

EMRI/ Qëlloi disa herë me armë zjarri, policia arreston 43-vjeçarin në Shkodër

Fushata e republikanëve në zgjedhjet paraprake

Komentoi jashtë gjykatës për gjyqin e tij, Trump gjobitet me 10 mijë dollarë

Republikani Mike Johnson zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Republikani Mike Johnson zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
















TE FUNDIT

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
23 Tetor, 2025

Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte...

Lexo më shumë

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
23 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga...

Lexo më shumë

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
23 Tetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën...

Lexo më shumë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com