Kryesore

1.5 metër distancë dhe me maskë në klasë, udhëzimet për hapjen e shkollave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 23/08/20 |
Opi Nion

Sikurse është bërë e ditur tashmë fillimi i vitit shkollor për sistemin parauniversitar më 14 Shtator, do të shoqërohet nga një sërë masash paraprake për situatën e pandemisë.

Në udhëzuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet ndër të tjera se për hyrjen e nxënësve në klasa do të ketë një grafik dhe ruajtje të distancës, ndërkohë që  nxënësve do t’u matet edhe temperatura.

“Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryejë vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë vijon:

➢Matje të temperaturës me termometërdixhital;

➢Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar;

➢Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen,si dhe shami letre përhigjenën e hundëve.

Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre”, thuhet në udhëzim.

Lidhur me përdorimin e maskës udhëzimi rekomandon mbajtjen e saj për nxënësit e ciklit të ulët 9 vjeçar, ndërkohë që ajo bëhet e detyrueshme për më të rriturit.

“Nxënësit e ciklit të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambjentet të shkollës. Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës. Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato”, thotë udhëzimi.

Ndonëse disa pika të tij duken të vështira për t’u zbatuar,  veçanërisht për nxënësit më të vegjël, udhëzimi ndalon qëndrimin e nxënësve në korridore dhe ruajtjen e largësisë 1.5 metra nga njëri-tjetri kur ata lëvizin.

Njëkohësisht në udhëzim parashikohet që nxënësve t’u sigurohen nga struktura arsimore:uji I rrjedhshëm, sapuni I lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në të gjithë ambjentet e shkollës.

” Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.”, parashikon udhezimi./Opinion.al

 

 

Pas