Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

02.02.2020/ Dita vendimtare, Dita D

2020/02/02 at 5:03 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
02.02.2020/ Dita vendimtare, Dita D

Berat Buzhala- Kushdo që më ka pyetur në këta muajt e fundit se a do të merren vesh LVV’ja dhe LDK’ja, qoftë ai taksist, ambasador i huaj, kalimtar i rastit, president shteti, pjesëtar i familjes, unë ia kam shprehur bindjen që “po, do të merren vesh”. Në shumicën dërrmuese të herëve kam gënjyer, sepse nuk isha i bindur që kjo po ndodhte. Në fakt, nuk e dija nëse po ndodhte. Përgjigjesha ashtu, sepse dëshiroja të ishte ashtu. Po më fliste zemra e jo truri.


Që nga mbrëmja e 6 tetorit, kur rezultati i votave filloi të nxirrej prej kutive të votimit, e deri në ditën e sotshme, unë vazhdimisht kam besuar që dy partitë fituese, LVV’ja dhe LDK’ja, do t’i tejkalojnë interesat personale dhe partiake dhe do të bëjnë marrëveshje.

E konsideroja si një mundësi historike që nuk bënte të lëshohej. Askush nuk do të duhej të ishte aq i krisur sa, për një post të ministrit a të kryetarit të Kuvendit, t’i binte shqelm gjysmë milioni të votave dhe besimit të shprehur përmes saj, që të ndryshohej trajektorja e drejtimit të shtetit, i cili në këtë 11-vjetor të lindjes së tij po shkon në kahun e gabuar.

Shtyrjet, sa në njërin kamp, se në tjetrin, dëshiroja t’i konsideroja si tensionet paramartesore të një çifti. Si një thyerje nervash dhe si një pasiguri për atë se çfarë i pret ata në vitet në vijim, pasi ta nënshkruajnë kurorëzimin. Ka raste kur këto çifte tërhiqen në momentin e fundit. Është një kategori njerëzish që, për shkak të analizave dhe parashikimeve të tepërta, mbesin të pamartuar tërë jetën e tyre. Nuk doja që kjo të ndodhte edhe në rastin në fjalë. Arsye për të dyshuar në njëri-tjetrin kishin mjaft, edhe LDK’ja edhe LVV’ja.

Sigurisht që kishte dashakëqij në këtë proces. Kishte sa të duash të tillë që nuk e donin këtë marrëveshje, që punonin kundër kësaj marrëveshjeje, që paguheshin për ta penguar këtë marrëveshje. Në të dy krahët, pak më shumë në atë të LDK’së, ku në vend që të luftohej për ta marrë qeverinë, po luftohej për ta marrë partinë.

Padyshim që kishte edhe të tjerë që nuk e donin këtë koalicion, por që as nuk ishin dashakëqij, as nuk ishin të paguar, por që thjesht dyshonin ose në LVV’në ose në LDK’në. Mirëpo unë besoj që të gjithë këta, pa marrë parasysh arsyet, e kishin gabim.

Pengimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte gabim dhe padrejtësi historike. Do të ishte gabim i përmasave të mosnënshkrimit të Marrëveshjes se Rambujesë apo të mospranimit të Pakos së Ahtisaarit. Një gabim që mund ta bësh vetëm njëherë, sepse herë të dytë nuk ka. Po të bëhej ky gabim, po të lëshohej kjo mundësi, vendin tonë do ta pushtonte dëshpërimi, kurse politikisht do të ktheheshim në pikën zero. Në të dy taborët, kishte të tillë që dëshironin që të sprovoheshin edhe njëherë në një garë tjetër, por askush prej tyre nuk e kishte as idenë më të vogël se çfarë do të ndodhte pastaj. Thjesht, në çdo proces gjenden njerëz të tillë, politikanë të tillë, që fitoret i duan të plota dhe mundësisht turpëruese për palën tjetër. Njerëz që nuk e njohin kompromisin dhe bashkëpunimin, që efektivisht janë dy vlerat kryesore të të bërit politikë. Pa posedimin e tyre, nuk mund të nisesh as në zgjedhje për kryetar të fshatit. Në mes të një politikani pragmatist, që e synon zgjidhjen ideale, por që ndalet të zgjidhja më e mirë e mundshme, dhe një politikani fundamentalist, që kërkon zgjidhje finale dhe vetëm finale, qëndrojnë si shkëmb i fortë kompromisi dhe bashkëpunimi.

Prandaj, isha i bindur që nuk do të dështonim, ashtu siç isha i bindur që as votuesi nuk do të dështonte me datën 6 tetor, kur me votën e tyre i përmirësoi shumë gabime të bëra përgjatë gjithë dekadës së kaluar. Ndoshta ishte hera e parë në historinë e demokracisë në këtë krah të Evropës, kur në një palë zgjedhje votuesi nuk e votoi një parti opozitare, por dy parti opozitare. Po të dëshironin, të dyja palët do të mund të gjenin dhjetëra arsye për të mos e bërë koalicionin. Ato do të mund të gjendeshin që nga mosshkuarja e Albinit të varri i Rugovës e deri tek e kaluara komuniste e Isa Mustafës. Mirëpo asnjë arsye nuk ishte aq kredibile, sa për ta bllokuar arritjen e marrëveshjes.

Marrëveshja e nënshkruar sot në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës e shënon kthesën më të madhe politike në vend që prej shpalljes së pavarësisë 11 vjet më parë. Është gjë e bukur që kjo kthesë po ndodh saktësisht në përvjetorin e pavarësisë së vendit tonë. Duket sikur mesazhi është që të ristartohet pavarësia e Kosovës. Jo të rrënohen ato të arritura, që nuk janë të pakta, por që të dilet tash nga qorrsokaku ku jemi futur në disa vitet e fundit. Ka kohë që Kosova nuk qeveriset. Thjesht, ruhet një “status quo”, ku të vetmit përfitues janë ata individë që qëndrojnë nëpër institucione. Madje, ndoshta, as familjet e tyre jo.

Shthurja është aq e madhe, aq e llahtarshme, sa ne erdhëm në situatë që të kishim në pozitat më të larta qeveritare njerëz analfabetë dhe skajshmërisht të paditur. Të tillët, në shoqëri normale, do të kishin përfunduar në byrotë për punësim e jo në krye të shtetit për të pritur prej tyre që t’i punësonin të tjerët. Analfabetët dhe të paditurit nuk janë njerëz të këqij dhe të rrezikshëm për shoqërinë, përveçse nëse fillojnë të ushtrojnë profesione të papërshtatshme për kualifikimin që e kanë. Secili prej nesh është kafshë e rrezikshme, kur fillon të merret me punë të huaja.

Ka kohë që Kosova politike po ecte pa busull, prandaj kërkohej ndryshimi. Kuvendi i Kosovës, nominalisht si institucioni më i lartë në vend, erdhi e u bë një institucion tallava. U shndërrua në një institucion ku kriminelët shkruanin ligje për pjesën tjetër të shoqërisë. Aty banonin mumie që nuk flisnin për vite më radhë, kurse edhe ata që flisnin, më mirë do të bënin sikur të mos flisnin fare. Të heshturit dukeshin budallenj, kurse ata që flisnin vetëm e konfirmonin me gojën e tyre që ishin budallenj.

Në sistemin e drejtësisë, as nuk ka sistem e as nuk ka drejtësi. Është thjesht një territor anarkik që kontrollohet në baza të nevojave ditore nga ata që janë më të dhunshëm, që kanë fuqi më të madhe momentale në dorën e tyre. Ishin mbresëlënëse sulmet që i bëheshin Vetëvendosjes se dëshironte ta politizonte drejtësinë, se ministri i Punëve të Brendshme nuk bëka arrestime dhe broçkulla të ngjashme. Këto thuheshin prej atyre që sistemin e drejtësisë e kanë shtrirë për toke.

Në këto 12 vjet shtet, arsimi është shkatërruar në masë të madhe. Ka kohë që prej këtij sistemi nuk dalin kuadro për punësim. Rrjeti arsimor, ku bëjnë pjesë mijëra mësimdhënës, nga politika shikohej thjesht dhe vetëm si një rrjet i mirë për të vjelë vota. Në krye të shkollave viheshin ata që kishin sjellë më së shumti vota për partinë shtet e ata ishin kryesisht dhe fatkeqësisht më të paditurit. Për shëndetësinë nuk kemi as çfarë të themi. Edhe gripat sezonalë marrin më shumë jetë sesa koronovirusi. Janë shkatërruar lumenj dhe pyje dhe një gjë e tillë nuk i bën askujt përshtypje.

Mjedisi në të cilin ne jetojmë, ai prej të cilit varet shëndeti ynë, është një mjedis toksik. Për muaj të tërë gjatë dimrit, ne, bashkë me oksigjenin, i çojmë në mushkëritë tona të gjitha helmet që na vijnë prej tymit të termocentraleve, prej “auspuhave” të veturave, prej thëngjillit të djegur prej shtëpive tona. Kurse fatkeqësia është shumë herë më e madhe, nëse e kemi parasysh mentalitetin që është krijuar: Shumica mendojnë që kjo është gjendje normale dhe nuk mund të ndryshohet. Çdo gjë në Republikën e Kosovës duket e egër. Shikojeni shtrirjen e rrjetit elektrik nëpër qytete. Një lëmsh i vërtetë. Po ndërtimet e pallateve në çdo cep dhe në çdo hapësirë? Një katastrofë urbanistike.

Ndërkohë edhe përkundër këtyre problemeve, shteti drejtohej prej të njëjtës elitë politike. Ah, elitë!

Sa herë që kjo ELITË përballej me presion qytetar, ajo kthehej te lufta dhe armët, që ishin arma e tyre e vetme. Ku keni qenë ju, kur ne kemi luftuar? Kemi qenë në p… të samës. Kemi qenë në mëshirën e fatit. Nuk kemi qenë askund.

Të gjitha këto probleme që u përmenden më sipër u lindën dhe u zhvilluan, e pushtuan çdo ditë të jetës sonë, sepse në mes nesh po qëndronte korrupsioni. Shteti u bë servis i pakicës dhe jo i shumicës. Qeveritë po punonin për disa e jo për të gjithë. Me kalimin e kohës, ky fenomen eskaloi aq shumë, sa tashmë as nuk po vërehej. Përjashtimi u bë rregull, kurse rregullat nuk ekzistonin. Tri-katër familje në Kosovë sot kanë kapital më shumë se 50 për qind e popullatës së përgjithshme. E dëshpëruar dhe e thyer, pjesa më e madhe e rinisë po pret për një vizë të punës. Shkrimet më të lexuara në portale janë ato që tregojnë se si një biznesmen në Gjermani po kërkon punëtorë për “knauf”.

Për Perëndimin, Dita D ose “D Day” është 6 qershori i vitit 1944, ditë kjo, kur forcat aleate zbarkuan në Francën Veriore për ta çliruar Evropën nga pushtimi i egër nazifashist . Kjo ishte një ditë e shpresës, ishte agimi i lirisë. Ishte fillimi i fundit. Të zezat, që kontinentit tonë i kishin ardhur nga ideologjia e Hitlerit me shokë, ishin të panumërta. Për t’i mposhtur, kërkohej një sakrificë e madhe dhe një aleancë e fuqishme.

Forcat e PAN’it nuk janë forca nazifashiste e as LVV-LDK nuk janë koalicioni i forcave aleate. Por kjo është një mizanskenë e asaj ngjarjeje. Kjo është Dita D. Është dita e shpresës.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Sulm me thikë në Londër, disa të plagosur. Vritet agresori

Sulm me thikë në Londër, disa të plagosur. Vritet agresori

Nënë e bijë bashkohen pas 36 vitesh

Nënë e bijë bashkohen pas 36 vitesh

Korça përfshihet nga reshje intensive dëbore

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak: Java e acartë, dëborë e dendur dhe...
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com