Aktualitet

​PD: Blendi Gonxhe, 1.7 milionë euro tendera në pandemi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:21 - 24/08/20 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Transportit Rrugor Blendi Gonxhe për abuzime me tenderat dhe realizim të tyre gjatë situatës së pandemisë në vend.

Përmes një deklarate, zëdhënësja Ina Zhupa tha se Drejtori i Transportit Rrugor prej një viti e gjysmë në detyrë ka tenderuar mbi 8 milionë euro dhe pjesën më të madhe për fasada dhe rikonstruksion.

Sipas Partisë Demokratike tenderat nuk janë ndalur as në kohën e pandemisë. “Kur qytetarët ishin të mbyllur, kur bizneset u detyruan të paguanin drita dhe ujë, Blendi Gonxhe kishte realizuar 8 tendera për fasada dhe rikonstruksione godinash. Janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe për tendera, bzineset ishin të mbyllura kur qytetarët humbnin vendet e punës. Qeverisë së Edi Ramës nuk i mungonin paratë për luks”, tha Zhupa, ndërsa foli për raporte të afërta të drejtorit të Transportit Rrugor me Kryeministrin Rama dhe Ministren Balluku. “Nëse prokuroria do t’i hetonte këto tendera do të gjente abuzime me ligjin, do të gjente se shumica e tyre janë me garë fiktive, do të gjente se fituesi shpesh ishte i paracaktuar, do të gjente se fituesi shpesh është me ofertën më të lartë”, tha Zhupa./Opinion.al

Pas