Aktualitet

Zyrtari Ministrisë i krahason tarifat e studentëve me parkimet e gabuara!

               Publikuar në : 12:45 - 06/12/18 |
ri.de.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u tregua politikane dje kur tentoi t’ia kalojë përgjegjësinë për rritjen e tarifave të studentëve rektorëve të universiteve. Por sot e ka nxjerr zbuluar vartësi i saj Redi Shtino, këshilltari në Ministrinë e Arsimit, i cili krahasoi sot studentët që kanë provime të mbartura me ata që parkojnë makinën në mënyrë të gabuar. Ai tha se studentët janë treguar të papërgjegjshëm dhe kanë krijuar kosto për universitetet.

Redi Shtino u shpreh në emisionin “Wake Up” në TCH: “Shkaktarë të këtij vendimi të qeverisë janë vetë studentët, që me provimet e tyre të mbartura kanë krijuar kosto shtesë për universitetet, duke u paraqitur në një provim aq shumë herë sa kanë krijuar një situatë të papranueshme për Institucionet e Arsimit të Lartë, të cilat më vonë vendosën që të mos e tolerojnë fenomenin. Këto janë statistikat që parashikojnë IAL-të dhe për rrjedhojë erdhi dhe VKM-ja. Politika e administrimit publik bazohet mbi parime bazë dhe , parimet bazë të së drejtës publike dhe të së drejtës administrative parashikojnë që kush shkakton një kosto shtesë duhet të paguajë për to”.

Me zyrtarin e ministrisë ka replikuar studenti i Arkitekturës, Eljon Velaj i cili u shpreh: “Kostoja shtesë për një provim të mbartuar është sa kosto që ne paguajmë edhe gjatë vitit shkollor. A është e drejtë kjo që ne për një provim të mbartur të paguajmë aq sa herën e parë që ne paguajmë për të marrë leksione, seminare gjatë gjithë vitit. Pasi na del e njëjta kosto po të bëjmë llogaritë”.

Ndërsa pedagogu Redi Muçi po në replikë me zyrtarin e ministrisë tha: “Më fal cila kosto shtesë? Pedagogu e merr rrogën pavarësisht se është në sezon provimi apo jo, cila është kostoja shtesë ma sqaroni pak ju lutem.. Papërgjeshmëria është e shtetit shqiptar, i cili buxhetin për arsimin e ka lënë, e ka katandisur universitetin në pikë të hallit. Studentët janë aty për të mësuar, por kanë shumë probleme të tjera, duhet të paguajnë tarifën , duhet të punojnë që ta paguajnë atë, ndaj detyrohet të lënë provimet”.

*Dëgjojeni debatin në videon më poshtë

Pas