Sport, Te Fundit

Zyrtare: Këta janë 23 lojtarët e thirrur për ndeshjen kundër Italisë

Këta janë 23 lojtareve qe ka grumbulluar trajneri De Biasi për ndeshjen zyrtare me Italinë dhe më pas me Bosnjën në miqësore. Ndërkohë De Biasi është duke dhënë konferencën për shtyp nga zyrat e FSHF-së.

De Biasi ka rikthyer në kombëtare sulmuesin Sokol Cikalleshi, ndërsa vihet re prezenca e katër lojtarëve nga Superliga. Bëhet fjalë për dy portierët, Hoxha e Shehi si dhe mbrojtësin e Kukësit, Albi Alla dhe talentin e Skënderbeut, Liridon Latifin.

Mungojnë në listë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti që janë të pezulluar, teksa nuk do të jenë të gatshëm as për miqësoren ndaj Bosnjës. Mungon gjithashtu mbrojtësi Mërgim Mavraj i cili është i dëmtuar.

Ndërkohë janë lënë jashtë listës sulmuesit e Pizës, Edgar Çani dhe Rei Manaj, si dhe kanë mbetur sërish larg kombëtares Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi.

LISTA E PLOTË:

Portierë

Alban Hoxha (Partizani)

Orges Shehi (Skënderbeu)

Thomas Strakosha (Lacio)

Mbrojtës

Ansi Agolli (Karabak)

Elseid Hysaj (Napoli)

Naser Aliji (Kaizerslautern)

Frederik Veseli (Empoli)

Arlind Ajeti (Torino)

Albi Alla (Kukësi)

Mesfushorë

Burim Kukeli (Zyrih)

Migjen Basha (Bari)

Taulant Xhaka (Bazel)

Amir Abrashi (Frajburg)

Odise Roshi (Terek Grozni)

Ledian Memushaj (Peskara)

Andi Lila (PAS Janina)

Jahmir Hyka (San Hoze Ërthkuejks)

Eros Grezda (Lokomotiv Zagreb)

Liridon Latifi (Skënderbeu)

Sulmues

Bekim Balaj (Terek Grozni)

Armando Sadiku (Lugano)

Azdren Llullaku (Astana)

Sokol Cikalleshi (Akhisar Beledijespor)

 

lista

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko