-Teknologji

Zyrtare/ Ja kur do të lançohet GALAXY S9

               Publikuar në : 09:30 - 12/01/18 |
Gerta

Së shpejti konkurrenti i iPhone X do të dalë në treg. Në datën 26 shkurt, në Kongresin Botëror të Celularëve i cili mbahet në Barcelonë, do të prezantohet telefoni i ri Samsung Galaxy S9. Zëdhënësi i Samsung, DJ Koh e ka konfirmuar vetë këtë.
Në konferencën për shtyp, Koh nuk dha detaje të mëtejshme as për aparatin dhe as për datën, pasi edhe ajo do të zbulohet natën e eventit.
Në dhjetor u tha se Samsung do të lançojë dy versione të Galaxy S9, një të zakonshëm dhe një variant tjetër më të madh, që do të quhet Galaxy S9 plus. Sipas thashethemeve që qarkullojnë, aparati i ri do të ketë dy kamera në pozicion vertikal, 6 GB RAM dhe tipare të tjera.
Koh ndërkohë ka konfirmuar një thashethem që filloi të qarkullonte në shtator të vitit 2017, – që Samsung do të lançojë një telefon që paloset. Ai tha se ky lançim është planifikuar për vitin që vjen./Opinion.al

Pas