-Teknologji

Zuckerberg-ut ‘i nxihet faqja’, një tjetër skandal Facebook-u

Një ditë pasi Facebook pranoi që ka ndryshuar privatësinë e postimeve të 14 milion përdoruesve nga ‘private’ në ‘publike’, tre ditë pasi u zbulua që kompania i ka dhënë akses në të dhënat e miqve të Facebook një kërcënimi kombëtar, dhe nuk është mbushur ende java pas shpërthimit të lajmeve që gjigandi i rrjeteve sociale u jep akses të dhënave të përdoruesve kompanive që prodhojnë pajisje, një tjetër skandal privatësie plas.

Dhunimi i privatësisë së ditës së sotme është dhënia e aksesit të listës së miqve të Facebook disa kompanive të tjera.

Wall Street Journal raporton që kompania që Mark Zuckerberg e nisi në dhomën e tij të konviktit tashmë ka kontrata me RBC Capital Markets dhe Nissan Motor Co, ku u jep akses listës së miqve. Nga këto lista kompanitë mund të marrin numrat e telefonit dhe një matës që quhet ‘friend link’, me anë të së cilës matet afërsia e miqve përmes interaktivitetit.

Sipas të madhës Wall Street Journal, Facebook i ka shpërndarë këto të dhëna që në vitin 2015, ndërsa është e paqartë nëse kontrata ka mbaruar apo vazhdon akoma./Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko