InstaBIZ

Zonë e Lirë/ Noizy: Ja si ishin vitet e mia në Sukth

               Publikuar në : 21:45 - 01/04/16 |
d.l

Në emisionin Zonë e Lirë, këngëtari i njohur Noizy ka promovuar albumin e ri të realizuar nga ai.

Gjatë intervistës, këngëtari ka treguar rreth jetës së tij të jetuar në Sukth.

Ndoshta askush më parë nga fansat e tij nuk e dinte se këngëtari i tyre i preferuar ka jetuar në një qytezë shumë afër Durrësit.

Noizy tregon përgjatë kësaj interviste për jetën e tij familjare për prejardhjen dhe për besimin.

Ai tha se nënën e ka katolike me orgjinë nga Kruaja, ndërsa babai është i besimit mysliman nga Dibra.

Ndërkaq, në intervistën me moderatorin Arian Çani ai ka folur edhe për shpërdorimin që i bëhet fesë myslimane në lidhje me terrorizmin.

Sipas tij, feja nuk duhet të përdoret nga keqdashës të saj dhe që keqinterpretojnë filozofinë e kësaj feje.

Intervista më pas ka kapërcyer në fëmijërine e hershme të Noizyt kur  ishte vetëm 11 vjeç, dhe në atë kohë, ai po jetonte në vitin e mbrapshtë të ’97-ës.

Vit që Noizy u largua bashkë me familjen e tij në Angli.

Këngëtari tregoi edhe për emrin e artit ku, sipas tij, profesori një ditë mësimi e thirri, thjesht: Noizy!

Që nga ai moment, Regelsi u shndërrua në Noizy…

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Pas