Aktualitet, Kryesore

Zjarri në banesë i merr jetën 4 vjeçares, policia e Kosovës: Familja është nga Shqipëria

Si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një banesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka humbur jetën një vajzë katër vjeçare. Mësohet se banesa ka qenë pronë e një gruaje me pasaportë të Shqipërisë.

Policia e Kosovës deklaroi se zjarri ka rënë sot në mëngjes në orën 06:15 ndërsa e mitura për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë pas orës 7:00 në QKUK. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa policia po heton rastin.

Njoftimi i policisë së Kosovës

Me 07.04.2018 rreth orës 06:15 ne lagjen Ulpiana-Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë. 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko