Kryesore

Zidane flet pas humbjes në “Santiago Bernabeu”: Topi s’deshi të futej në rrjetë

               Publikuar në : 22:42 - 13/01/18 |
m.b

Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij luajti shumë mirë dhe bëri gjithçka, por topi nuk deshi të futej në rrjetë, pas humbjes minimale të Real Madridit ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabeu” të shtunën pasdite.

Pas ndeshjes, trajneri francez ka thënë se rezultati nuk ishte merituor dhe se është shumë i vështirë për skuadrën e tij ta kapërdijë pasi krijuan shumë raste, por topi s’deshi të futej në rrjetë.

Në konferencën për shtyp Zidane ka thënë se nuk ka shpjegim për këtë humbje pasi ekipi ka bërë një ndeshje të mirë, futbollistët kanë vrapuar dhe janë sakrifikuar për njëri tjetrin.

“Ne kemi bërë cdo gjë për të shënuar por nganjëherë topi nuk do të hyjë në rrjet dhe ne jemi në këtë rast. Kemi përjetuar së bashku momente të mira ndërsa tani po përjetojmë një kohë të vështirë dhe jemi të gjithë bashkë”.

“Rezultati nuk është merituar dhe është shumë i vështirë sepse ne patëm shumë raste, por topi nuk deshi të futej në rrjetë. Kjo na brengos të gjithëve. Luajtëm mirë dhe nuk e meritojmë këtë”, ka thënë Zidane.

Ai i ka bërë thirrje lojtarëve që, në mesin e gjithë këtij negativiteti, të gjejnë diçka pozitive, të cilin thotë se kanë.

“Nuk mund të dorëzohemi. Do të vazhdojmë të luftojmë sepse të enjten kemi ndeshje dhe mund t’i ndryshojmë gjërat”, ka shtuar ai.

Zidane foli edhe për dështimin për ta gjetur golin në këtë ndeshje: “Bëmë gjithçka dhe nuk kam shpjegim pse topi nuk futej në rrjetë.”

Pas