-Kulturë, Metro, Te Fundit

Zhgënjen “Fifty Shades Darker”, lumë kritikash: Edhe seksi ishte pa personalitet…

Mbrëmjen e djeshme në sallat botërore të kinemasë është shfaqur premiera e sagës së dytë të trilogjisë me titull “Fifty Shades Darker.”

Ditën e sotme kanë dal kritikat e para të filmit, ku shumica prej tyre kanë qenë negative. Në një kohë kur audienca priste të shihte një film erotik, ai në shumë skena është konsideruar komik, pasi ka shkaktuar të qeshura.

The New York Times shkruan se filmi ishte më i keq se paraardhësi i tij.

_94255165_e39191b8-9e9e-401c-a974-0a9c7da56e53

“Çfarë filmi jashtëzakonisht idiot” shkruan Peter Travers për Rolling Stone duke i dhënë vetëm 0.5 yje, transmeton opinion.al.

“Fifty Shades Darker është një përvojë e hidhur për të parë, jo për shkak të erotizmit të tij gotik, por për shkak mungesës absolute të emocionit” shkruan The Independent.

fifty-shades-darker-jamie-dornan-dakota-johnson-7

“Nëse doni të shikoni një film që ka të bëjë me një miliarder me një dëshirë të erret për të shkaktuar dhunë, dhe të veshur me maska, më mirë shihni filmin Lego Batman.” shkruhet në The Daily Mirror.

Ndërkohë edhe në publikimet e The Guardian, The Telegraph dhe The New Yorker filmi nuk është konsideruar një kryevepër.

_94255168_ffe6036b-c6f0-4c26-ba50-9cce5443eeb9

Për të qenë të drejtë, edhe gjatë kohës së xhirimeve është përfolur se filmi do të ishte zhgënjyes, megjithatë ashtu si filmi i parë edhe “Fifty Shades Darker” pritet të shënon një sukses nga ana e të ardhurave./ opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko