Aktualitet, Kryesore

Zhduket në rrethana misterioze adoleshentja shqiptare në Irlandë

Olta Dodaj, një 17-vjeçare shqiptare e cila banonte në Irlandë rezulton e zhdukur që prej 4 ditësh në qytetin Kildare të Irlandës. Ajo u pa për herë të fundit të mërkurën, më 11 prill, rreth orës 14.45 në Neëbridge dhe prej atij momenti familja e saj nuk ka asnjë informacion për vajzën që është zhdukur në rrethana misterioze.

Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë.

 

Olta Dodaj është rreth 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko