-Kulturë

Zgjidhet misteri: kërkuesit më në fund zbulojnë ku prehet Amelia Earhart

Amelia Earhart ishte gruaja e parë që fluturoi përtej oqeanit Atlantik e vetme. Ajo po përpiqej të fluturonte rreth botës kur papritur u zhduk. Vendi ku Amelia prehet është ende një mister, por kërkuesit mendojnë se mund ta kenë gjetur.

Earhart dhe pjestari i ekipit të saj Fred Noonan u zhdukën mbi Oqeanin Paqësor në 2 korrik të vitit 1937, ndërsa fluturonin drejt Ishullit Howlanfd, një nga vendet e fundit të përpjekjes së Earhart për t’i rënë rreth e qark botës.

Teoritë mbi fatin e Earhart janë të shumta, duke përfshirë edhe një përplasje të mundshme në oqean apo kapjen nga forcat japoneze, kanë qarkulluar prej vitesh.por studime të reja kanë treguar që ajo mund të ketë zbritur në një ishull të izoluar. Një fizikant vendosi se disa kocka të gjetura në vitin 1940 në Ishullin e Paqësorit të Jugur, Nikumaroro, i përkisnin një burri. Por studimi i fundit tregon se me shumë mundësi i përpasin Amelia Earhart.

Duke përdorur një program që quhet Fordisc i cili përcakton seksin, prejardhjen dhe staturën nga matjen e skeletit, dhe fotografitë e Earhart që gjendeshin pranë skeletit, profesor Richard Jantz nga Universiteti i Tennessee analizoi mbetjet njerëzore.

Jantz i krahasoi mbetjet me qindra matje të tjera kockash të bëra në mesin e shekullit 20, dhe doli në përfundimin se kockat kanë më shumë gjasa të jenë të Earhart se të 99% e individëve të tjerë.

Megjithatë, pavarësisht studimit skepticizmi mbetet. Menjëherë pas ekzaminimit në vitin 1940, kockat u zhdukën. Kjo do të thotë se puna kërkimore e Jantz është bazuar në video të vjetra.

Megjithëse studimi i Jantz nuk do të mjaftojë kurrë që të bindë njerëzit se ky mister u zgjidh, profesori thotë se argumenti më bindës është që kjockat janë të sajat./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko