-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Zgjedhjet në PD në 2013, Berisha: Sokol Olldashi bëri një gabim

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, ka folur për prapaskenat e garës mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit në 2013-ën si edhe në garën e këtij viti të 22 korrikut për kryetarin e Partisë. Dy gara të cilat i fitoi Lulzim Basha.

 “Dy momente, s’jam penduar qoftë edhe për një të qintën e milisekondës. Gjatë jetës më ka takuar të marr vendime të rëndësishme, por kurrë nuk kam marrë vendime pa u menduar gjatë. Gjëja që nuk mund të imagjinohet, për asnjë nga vendimet e mia

E vërteta është e rëndomtë kjo që njerëzit besojnë gënjeshtrat e veta. Në mënyrë absolute, as Lulzim Basha as i ndjeri sokol Olldashi nuk janë thirrur nga Sali Berisha për të kandiduar. Që të dy kanë ardhur vetë te Sali Berisha. U kam thënë të njëjtën fjali të dyve: Ky është vendimi juaj, unë nuk kam asnjë punë.

Ua kam bërë të qartë se asnjëri nuk është kandidat i Berishës. Djem të zotë të dy. Fushata ishte e parë e kjo këtij lloji.

Kurrë nuk kanë ardh dhe s’do e kisha pranuar. Për konceptin tim, por nuk kanë ardh tek unë. Sokol Olldashi ka qenë një ndër njerëzit më të zgjuar, i ndjeri bëri një gabim të madh që më cuditi, unë kam strukturat tha, kam anëtarësinë, mirëpo i ndjeri  Sokol nuk e realizoi se strukturat nuk ishin më ata që donte anëtarësia sepse të parin që akuzojnë pas humbjes është kryetari. Dhe unë u cudita se pse e bëri këtë zgjidhje. Ai i njihte strukturat që njihte Sokoli, por nuk e bënë kryetar sepse ishin ata që e akuzuan për humbjen.

Asnjë njeri nuk mbështesja dhe asnjë njeriu nuk do t’i përzihesha në garë. Më ka ardhur Eduard Selami dhe i kam thënë që nuk do mbështes njeri, e kam prit Astrit Patozin, por unë nuk mund të përzihem.”, tha Berisha.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko