-Politikë, 2, Kryesore

Zgjedhja e kryeprokurorit/ Manjani: Në një shtet normal, dy ambasadorët do të ishin shpallur non-grata

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar dy ambasadorët, respektivisht atë amerikan Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin për mbështjen e dhënë kryeministrit Edi Rama për të zgjedhur kryeprokurorin tranzitor vetëm me votat e socialistëve.

Përmes një mesazhi në Twitter, Manjani shkruan se ambasadorët nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë ekskluzivisht Kuvendit shqiptar.

Ai thekson se ata të dy, aq më tepër nuk mund të ndërhyjnë duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës.

Sipas tij, në çdo shtet normal dhe në një situatë të tillë, do të kishte nisur procedura e shpalljes non-grata.

Manjani: Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!

 

Në Shqipëri Komisioni i Ligjeve miratoi sot me votat e vetëm përfaqësuesve të së majtës nisjen e procedurave për emërimin e një Prokurori të ri të Përgjithshëm të përkohshëm.

Opozita u largua në shenjë proteste pasi sipas saj po shkelej Kushtetuta e cila ja njeh deklarimin e përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit Këshilllit të Lartë të Prokurorisë, organ i cili nuk është ngritur ende.

Shumica ju përmbajtj interpretimit të bërë nga ekspertët e EURALIUS-it dhe OPDAT-it sipas të cilit votimi i Kryeprokurorit të përkohshëm bëhet me shumicë të thjeshtë. Ky variant u mbështet sot publikisht nga dy ambasadorët.

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko