InstaBIZ

Zef Deda: Shkodranët kanë shpikur dashurinë… ne bëjmë s*ks me lot!

               Publikuar në : 18:21 - 08/11/18 |
Gerta

Artisti i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Zef Deda ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Soirée”, ku foli edhe në lidhje me çështjet erotike.

Mbrëmja e kësaj të mërkure në “Top Channel” me Jonida Shehun ishte një “Natë Shkodrane”, ku u fol për artin, muzikën, teatrin, kulturën, traditën dhe… dashurinë shkodrane.

Me humorin e tij mjaft fin, Zef Deda pa iu dridhur qerpiku u shpreh: “Ore, ne shkodranët kemi shpikur dashurinë! Se nuk bëhet seks pa dashuri! E dini ju, ne bëjmë seks me lot!”.

E gjitha kjo ka kaluar me të qeshura nga të ftuarit, por në fund të fundit, Zef Deda mbetet thjesht… Zef Deda.

Pas