Aktualitet

Zbulohet përgjigjja e Nikollës për kërkesat e studentëve

               Publikuar në : 15:24 - 07/12/18 |
el ida

Studentët e Tiranës dhe të të gjithë universiteteve nëpër  rrethekanë tre ditë që protestojnë për kërkesat e tyre në lidhje me arsimin e lartë.

Studentët kanë bërë publike 8 kërkesat e tyre drejtuar ministrisë së Arsimit. Në një letër me shkrim dore studentët kanë renditura 8 kërkesat e tyre, të cilat nisin me përgjysmim e tarifave të studimit dhe vënien në jetë kartën e studentit që është shumë jetike për ta.

Ministria e Arsimit u ka kthyer përgjigje, duke u përgjigjur për çdo kërkesë të studentëve. Ministrja Nikolla ka bërë me dije se për kërkesat e tyre do të ngrihen grupe të posaçme pune.

PËRGJIGJIA E MINISTRES NIKOLLA:

Të nderuar studentë,

Në përgjigje të kërkesës suaj, nr 12520, datë, 07.12.2018, bashkëlidhur ju informojmë se:
Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë edhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës, me përfaqësues të këshillave studentore, MASR dhe institucioneve publike të arsimit të lartë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve, të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.
Lidhur me Pikën 4 dhe 5 të kërkesës, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të lartë të tretë të studimeve përfshirë edhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesëse, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit.
Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas cdo formati të propozuar nga ju të gjitha cështjet e ngritura.

Pas