-Jetë dhe Stil

Zbulohet një hapësirë dyfish më e madhe se Toka/Shpresë për jetë


               Publikuar në : 22:49 - 09/01/19 |
Gerta

Falë përdorimit të teleskopit hapësinor Kepler, dy astronautë të NASA-s kanë gjetur një super tokë të re. Thuajse dyfish më e madhe se Toka, e njohur me emrin K2-288Bb, kjo botë e re ndodhet brenda zonës së banueshme të yllit të saj, duke bërë kështu që shkencëtarët të shpresojnë se mund të ketë jetë.

Ndodhet 226 vite dritë larg, në yjësinë Taurus dhe sipas NASA-s mund të jetë me gurë, ose mund të jetë planet i pasur me gaz, si Neptuni. Në mesin e ekzoplaneteve, planete që ndodhen përtej sistemit tonë diellor, madhësia e këtij planeti është e rrallë.

K2-288Bb gjendet në një sistem yjor të njohur si K2-288, që ka dy yje me dritë të zymtë dhe të ndarë nga një largësi prej 8.2 miliardë kilometrash, që është përafërsisht 6-fishi i distancës mes Saturnit dhe Diellit. Ylli më i shndërritshëm është gati sa gjysma e Diellit, ndërsa shoqëruesi i tij është thuajse sa një e treta e masës dhe madhësisë së Diellit./tvklan.al

Pas