-Kulturë

Zbulohet në Greqi gjurma më e lashtë e Odisesë

Një Tavoletë me 13 vargje të poemës homerike që tregojnë për rikthimin e Uliksit në Itakë është gjetur në vendin arkeologjik të Olimpias, në jug të Greqisë.

Odisea mendohet se nisi të shkruhej rreth shekullit të VIII, ndërkohë që u krijua dhe trashëgua në formë vetëm të treguar rreth shekullit të IX para Krishtit.

Sipas studiuesve, Tavoleta e gjetur se fundmi duket se është realizuar në shekullin e III pas Krishtit. Ministria greke e Kulturës bën të ditur se nëse ky datim do të verifikohej dhe konfirmohej nga analiza të tjera, atëherë do të ishte shkrimi më i lashtë i punës së Homerit i zbuluar ndonjëherë.

Tavoleta është gjetur pranë tempullit të Zeusit dhe janë dashur tre vjet gërmime për të dalë në dritë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko