-Politikë, -Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Zbulohet mesazhi:Me urdhër nga lart! Të plotësohet numri i personave për check up

“Me urdhër nga lart! Të plotësohet numri i personave për Check Up”. Ky është mesazhi që u ka shkuar në celular mjekëve dhe infermiereve të qendrave shëndetësore nga drejtorët e tyre, të cilët gjithashtu janë kujdes të theksojnë se ky është “urdhër nga lart”, pra nga Ministria e Shëndetësisë. Duket se presion më shumë për të gjetur paciente per Vilma Nushin u bëhet infermiereve, duke i paralajmëruar edhe për pushim nga puna. 

Mesazhi është publikuar nga deputeti demokrat Luciano Boci i cili shkruan: “Gjithçka bëhet vetëm e vetëm që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove, në shëndetësinë e rraskapitur shqiptare. Normal më pas që nuk mund të ketë as investime e as libra falas për fëmijët. Klientët janë prioritet i kësaj qeverisje.”
/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko