InstaBIZ

Zbulohet e vërteta e “sherrit” mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit

Modelja Aurela Hoxha dhe fotografi Endrit Mërtiri kanë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin e cila numëron shumë vite. Nëpër evente të ndryshme ata janë parë gjithnjë bashkë, dhe në mendjen e njerëzve dyshja është e pandashme. Kështu ditën e djeshme, teksa dolën fotot e ditëlindjes së fotografit, i cili mbushi 27-vjeç, në festën e zhvilluar u vu re mungesa e Aurelës.

Menjëherë portalet nxituan të aludonin për një krisje të marrëdhënies së tyre, duke ju referuar si shkak mungesës së Aurelës në një ditë kaq të rëndësishme për Mërtirin. Megjithatë “Opinion.al” u interesua të mësonte më shumë rreth kësaj situate dhe zbuluam se mes fotografit dhe modeles nuk ka ndodhur asnjë konflikt. Shkak për mungesën e Aurelës, ka qenë pikërisht distanca, pasi modelja prej disa kohësh është zhvendosur në Barcelonë së bahsku me Dorina Gegiçin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko