Aktualitet, Kryesore

Zbulohen të tjera detaje për foshnjën e vdekur te “Koço Gliozheni”, në spital shkoi me këmbë të prerë

Një foshnjë dy javëshe është dërguar sot në spital e pajetë. Të tjera detaje janë zbuluar nga kjo ngjarje ku mësohet se foshnja ka pasur dy shenja të prera në pjesën e kofshës. Nëna në fjalë është V.K, 40-vjeç dhe dyshohet të ketë probleme psikike.

40-vjeçarja ka kryer një lindje natyrale në shtëpi dy javë më parë, ndërsa vetëm sot është dërguar në gjendje të rëndë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Foshnja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka arritur dt të mbijetojë. Nëna është dërguar më pas në spitalin neurologjik numër 5 ku ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve.

Ngjarja po hetohet nga policia, për të zbuluar nëse plagët janë aksidentale apo të qëllimshme. Nëna ka qenë në kushte të rënda psikike dhe nuk ka folur as për mjekët dhe as për policinë. Sipas familjarëve, ka qenë dëshira e 40-vjeçares për të lindur në shtëpi.

Tashmë, i përket organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, duke nisur që nga lindja në kushte jo të përshtatshme e deri te plagët që I janë kushtuar foshnjës dy muajshe.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko