-Shëndeti

Zbulimi alarmues, ilaçet kundër dhimbjes bllokojnë emocionet e njerëzve

               Publikuar në : 08:00 - 10/02/18 |
rel d

Marrja e ilaçeve mund të lehtësojë dhimbjet që ju keni por studime alarmante sapo janë zbuluar.

Sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë është zbuluar se ilaçe të tilla si ibuprofen dhe paracetamoli mund të ndërhyjnë në mendimet dhe emocionet tona. Medikamentet për dhimbjet mund të ndikojnë në mënyrën sesi njerëzit përpunojnë informacionet, përjetojnë ndjenjat dhe reagojnë ndaj imazheve emocionuese.

Hulumtuesit zbuluan se këto ilaçe mund të ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj përvojave emocionale të dhimbshme.

Në studim janë marrë meshkujt dhe femrat, të cilët kishin reagime të ndryshme nga këtyre medikamenteve.

Femrat që përdorën ibuprofen raportuan se ishin më pak të lënduara nga përvojat emocionalisht të dhimbshme, të tilla si përjashtimi nga një lojë ose rrëfimi i një situatë kur janë tradhëtuar.

Ndërsa burrat përjetuan të kundërtën.

Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se ilaçet influencojnë në aftësinë për të ndjerë dhimbjen e të tjerëve.

Njerëzit të cilët konsumuan paracetamol ishin më pak të stresuar emocionalisht ndërsa lexonin rreth një personi që përjetonte dhimbje fizike ose emocionale dhe ndjente më pak respekt për njerëzit.

Gjithashtu u zbulua se këto ilaçe mund të ndryshojnë aftësinë tonë për të përpunuar informacionin.

Njerëzit që pinë paracetamol bënë shumë gabime të mosveprimit gjatë një loje ku u përfshinë, në kohë të ndryshme ose nuk arrinin të kryenin një detyrë.

Studimi gjithashtu sygjeron se ilaçet për dhimbjet ndikojnë në reagimin ndaj objekteve emocionale.

Autorja e studimit Kyle Ratner, e Universitetit të Kalifornisë, tha: “Në shumë spekte rezultatet e zbuluara janë alarmante. Njerëzit kur marrin ilaçe kundër dhimbjes mendojnë se do tu lehtësohen dhimbjet e tyre fizike por nuk parashikojnë efektet psikologjike që mund të kenë.”

Pas