-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Zbardhet urdhëri i Ruçit për seancën plenare të së enjtes, priten debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin për rendin e ditës së seancës plenare të së enjtes, ku në të është përfshirë projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm si dhe e gjithë paketa fiskale që e shoqëron atë.

Pritet që kjo e enjte të jetë e mbushur me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Kujtojmë se Lulzim Basha e ka cilësuar buxhetin si shkrirjen mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimine parave të pista. Sipas Bashës, krimi do të depërtojë edhe në biznes e banka, sikurse ka bërë në politikë.

“Buxheti 2018 është shkrirja mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimin e parave të pista!” – u shpreh Lulzim Basha ditën e djeshme.

Edhe Monika Kryemadhi ka kontestuar ashpër këtë buxhet. Sot ajo u shpreh se buxheti i bujqësisë është më i vogël se vetëm një koncesion i miqëve të Ramës. Sipas LSI-së, qeveria në këtë mënyrë po pastron paratë e kriminelëve.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko