-Kronikë, -Sociale, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Zbardhet shkaku i vdekjes së Blertës në spital/ Ja çfarë thotë mjeksia ligjore

Autopsia e Blertës ka zbardhur më në fund shkakun që çoi në vdekjen e 16 vjeçares në sallën e operacionit. Sipas mjeksisë ligjore, “Hipertermia Malinje” është shkaku kryesor që Blerta ndërroi jetë. Sipas autopsisë, mësohet se mjekët kanë zbatuar të gjitha proçedurat e nevojshme në këtë situatë, por Blerta nuk ka arritur dot t’ja ndalë për shkak të kësaj gjëndjeje.

Çështja vijon të jetë në hetim, por burimet në lidhje me rezultatet e para të autopësisë bëjnë me dije se në këtë rast është respektuar i gjithë protokolli mjekësor përpara dhe gjatë interventit, por komplikacioni nga hipertermia malinje ka qënë i rëndë.

Gjithashtu nga autopsia rezulton se edhe injektimi i dantrolenit kundër komplikacioneve është kryer nga mjeku anestezist por edhe në këtë rast, Blerta Pepa nuk ka mundur të mbijetojë. Por materetialet ende nuk i kanë kaluar prokurisë së Tiranës.

Policia i ka referuar materialet prokurorisë së Tiranës për tre mjekë të spitalit privat në Tiranë, ku humbi jetën 16 vjeçarja Blerta Pepa.

Në procedim penal janë dy mjekët dhe anestezisti Tefik Zhurda. Mjekët akuzohen nga familja Pepa për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 16 vjeçares.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet për familjen thotë se po ndjek nga afër ecurinë e gjendjes shëndetësore të mjekut reanimator, i cili po lufton me vdekjen në këto orë të vështira në Spitalin Universitar të Traumës. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e këtij rasti dhe garanton se do të marrë masat e duhura për këtë ngjarje të rëndë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko