-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Zbardhet ngjarja/ Vrasja në Devoll për pazaret e drogës

2629609

Zbardhet dëshmia e një prej të mbijetuarve të përplasjes në Devoll, ku mbeti i vrarë 44-vjecari Zarif Alliu. 39-vjcari me iniciale D.V u ka rrëfyer në detaje atë që ndodhi natën e së shtunës në dalje të fshatit Braçaj në kufi me Greqinë.

I plagosuri u tha hetuesve se ata ishin sulmuar nga David Myrte pas një konflikti që kishin pasur për blerjen e një sasie kanabisi.

Ata duhet t’ia dërgonin lëndën narkotike, David Myrtes në fshatin Braçaj dhe më pas ai e trafikonte drejt Greqisë. Si ndërmjetës në këtë rast kishte shërbyer Mendar Burnazi i cili shoqëronte viktmën dhe të plagosurin.

Ata janë takuar me David Myrten në vendin e caktuar, por 25-vjecari pasi iu ka marrë lëndën narkotike nuk u ka paguar paratë dhe është konfliktuar me dy personat duke i goditur me sende të forta.

Pas shoqërimit të të plagosurit dhe ndërmjetësit Mendar Burnazi, hetuesit zbuluan mospërputhje të dëshmive të tyre. Fillimisht ata pretenduan për grabitje, duke i fshehur policisë të vërtetën.

Por nga ana tjetër, 39- vjeçari nga Maliqi me incialet D. V, që shoqëronte Alliun, i rrëfeu policisë emrin e agresorit ndaj tyre. Këto dëshmi, bënë që policia të zbardhte të vërtetën dhe të arrestonte për vrasje me paramendim David Myrten.

Po ashtu Medar Buranzi, u arrestua për akuzën e dëshmisë së rreme në polici. Blutë e Korçës thonë se hetohet për të sqaruar edhe rrethanat e linjës së trafikut të drogës dhe të personave të përfshirë në këtë rast.

Tv Klan

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko