-Kronikë

Zbardhet ngjarja e Fierit, ja si ndodhi sherri ku mbeti i plagosur 32-vjeçari

               Publikuar në : 10:58 - 15/04/18 |
E SH

Policia e Fierit ka arritur të zbardhë plagosjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një pikë bastesh në qytet. Menjëherë pas hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes.

Pas ngjarjes së ndodhur më datën 14.04.2018, rreth orës 21:25  në afërsi të Prefekturës Fier, ku mbeti i plagosur shtetasi Arbër Jakupi, 32 vjeç, banues në Fier, Policia e Fierit ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se Jakupi, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.

Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A.J por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 76/22/25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Pas