Kronikë

Zbardhet motivi i vrasjes së administratorit të njësisë Kotë në Selenicë

               Publikuar në : 17:41 - 09/11/18 |
rel d

Policia lokale e Vlorës ka zbardhur arsyen e vrasjes së administratorit të njësisë Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis viktimës dhe autorit të ngjarjes, shtetasi Admir Delaj, 44 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja”, sqaron policia lokale.

Në deklaratë thuhet se Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit menjëherë pas vrasjes dhe pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, “në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.

Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje”.

 

Pas