-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Zbardhet mbledhja e grupit të PS/ Rama: Në zgjedhje edhe pa PD-në

grupi i ps

Është mbledhur sot grupi parlamentar i PS, që ka zgjatur afro dy orë. Janë mësuar disa detaje nga media, edhe pse mbledhjet bëhen gjithnjë të mbyllura. Rama mësohet se u ka thënë deputetëve të tij se nuk ka shtyrje të zgjedhjeve. “Me Saliun apo pa Saliun, me Bashën apo pa Bashën ne do futemi në zgjedhje më 18 qershor. Zgjedhjet do të mbahen”, është shprehur Rama.

Ne duhet të arrijmë një rezultat më të thellë se ai i katër viteve më parë. PS duhet te dale force e pare në këto zgjedhje”, ka thënë më tej ai.

Qëndrimin e Ramës pas mbledhjes së grupit e përforcoi edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e cila konfirmoi mbajtjen e zgjedhjeve edhe nëse PD i bojkoton.

“PD duhet të kthehet në komisionet parlamentare. Por zgjedhjet do të zhvillohen edhe pa Partinë Demokratike”, u shpreh Felaj.

Kryetari i PS urdhëroi që deputetët të dalin që tani në terren dhe të gjenden të përgatirur për fushatën elektorale. Gjithashtu ai i porositi të mos mungojnë të enjten kur votohen ministrat e rinj, pasi duhen 71 vota të koalicionit të majtë.

Kryesia

Më herët u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste e cila ka vendosur datën 29 Prill për kongresin elektoral të kësaj partie. Kongresi do të miratojë listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie si dhe programin elektoral të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko