-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Zbardhet dëshmia e adoleshentit në polici: Pse e vrava dajën e shokut

marlika

Aleksandër Barlika 35 vjec mbeti viktimë ne një konflikti me armë në Bathore mbrëmjen e së premtes së kaluar. Autorisë e krimit e ka marrë përsipër një 16 vjeçar i cili ishte dhe protagonist i sherrit.
16 vjeçari Ledjan Cani ka deklaruar në polici dhe ka qenë ai që ka qëlluar me çifte dajën e Klaudios, 16 vjeçarit tjetër me të cilin u konfliktua. Policia ka arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje edhe babanë e tij, Rasim Cani.

Adoleshenti ka pranuar krimin para oficerëve të Policisë, duke u shprehur se armën e ka shkrepur ai dhe jo i ati. Ndërsa veprimin e tij e ka argumentuar duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje. “Pashë njërin nga dajat e Klaudios që nxori nga brezi një pistoletë dhe e drejtoi për të na qëlluar. Për të mbrojtur babanë, vëllain dhe veten, mora çiften dhe qëllova unë i pari në drejtim të tyre”, është shprehur adoleshenti Ledjan Cani.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana: Shtetasit Klaudio P. dhe Ledjan C. janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksandër Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit Klaudio P.) dhe Rasim Cani (babai i Ledjan C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt, i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami), 35 vjeç dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre), të shoqëruar dhe nga nipi i tyre Klaudio P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve Ledjan C., Dritan C. dhe Rasim Cani.

Në këtë kohë, duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, shtetasi Ledjan C. ka marrë një armë gjahu, tip çifte, me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksandër Barlika, që ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe shtetasin Altin Barlika, i cili ka marrë dëmtime të lehta trupore”, tha dje në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës.

*në foto viktima Aleksander Barlika

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko