Aktualitet, Kryesore

Zaev: Marrëveshjet me Athinën drejt zgjidhjes përfundimtare

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev konfirmon se Shkupi dhe Athina janë pranë zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit. Në një takim me gazetarët në Shkup, Zaev tha se me palën greke është gjetur zgjidhja për pjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve.

“Vetëm për përdorimin e emrit në rrafshin ndërkombëtar ende nuk është gjetur zgjidhje. Ndërsa kushtet për identitetin, kombësinë dhe gjuhën mbeten vetëm për tu konfirmuar.”

Zaev tha se emri i ri i Maqedonisë do të përcaktohet mbi shtrirjen gjeografike dhe jo kohën. Pala maqedonase mbështet variantet e Maqedonisë së Epërme, Veriore ose të Vardarit. Ndërsa është kundër nocionit kohor “Maqedonia e Re”.

Po ashtu shefi i qeverisë së Shkupit tha se e refuzonte kërkesën e Athinës për një variant “Erga Omnes”, ku Maqedonia të njihet ndërkombëtarisht me një emër të dytë. Zaev konfirmoi edhe një herë se marrëveshja përfundimtare me Greqinë do t’i nënshtrohet referendumit popullor.

Ministrat e jashtëm të dy vendeve do të takohen më 4 dhe 5 maj në Selanik, ku do të diskutojnë për këtë çështje. Konfliktit 25 vjeçar duhet t’i jepet fund para samitit të korrikut të NATO-s në Bruksel, ku Maqedonia pritet të marrë ftesën e anëtarësimit.

Tv Klan

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko