Komente

Xhisela vendosi të jetojë, por shteti vdiq

               Publikuar në : 12:05 - 06/10/18 |
ri.de.

Mark Marku

Përmes ekraneve televizive, shqiptarët e tromaksur kanë ndjekur drejtpërdrejt vdekjen faktike të shtetit shqiptar. Një shtet në hjekë, prej vitesh i mbërthyer në fyt nga krimi i organizuar, sonte është shembur para syve të shqiptarëve, pikërisht në momentin kur Xhisela, vajza nga Nikla e Krujës, ka tërhequr me zë të dridhur gjithë çfarë kishte deklaruar më parë në denoncimet e bëra në organet e drejtësisë për dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ka bërë mirë e shkreta vajzë, që e ka tërhequr denoncimin e saj dhe shpresoj me këtë ka shpëtuar jetën e vet dhe të familjarëve. Publiku shqiptar, me siguri, pas kësaj ndihet i irrituar, i fyer, i kërcënuar, por sa para bën kjo para jetës së një vajze të pambrojtur.

E kërcënuar nga i dashuri, e braktisur nga shteti, nga shoqëria, ajo ka bërë zgjidhjen më njerëzore të mundshme: të jetojë. Publiku, që ka pritur një zgjidhje filmike të ngjashme me filmin italian “Gruaja më e bukur”, kur personazhi i dhunuar Francesca Cimaroza nga mafiozi Vito Juvara, pavarësisht presionit të familjes, strukturave policore të lidhura me mafien, opinionit të vendit ku jeton, i cili, nën presionin e medias, e etiketon vajzën Cimaroza Spia, e bën denoncimin e vet në Polici dhe e çon dhunuesin në burg. Publiku shqiptar duhet ta ketë kuptuar më në fund se heroinat dhe heroizmat bëhen në filma dhe krejt ndryshe ndodh në jetën reale. Për vete e doja Xhiselën të gjallë, jo heroinë, kështu që gjithë mirëkuptimin për zgjedhjen e Xhiselës.

Por, duke jetuar Xhisela, vdiq shteti. Sepse Xhisela nuk është viktimë e dhunuesit, por e vetë shtetit, i cili në këtë dramë është shfaqur me tërë natyrën e tij mafioze. Strukturat e tij nuk e morën kurrë në mbrojtje Xhiselën dhe nuk ia pranuan denoncimet nga komisariati në komisariat. Sepse i akuzuari prej saj ishte djali i deputetit socialist, Rraja.

Nënkomisari i Policisë, Nuhu, që e denoncoi rastin u kërcënua gjithashtu dhe pasi iu drejtua të gjitha strukturave shtetërore, përfshi ministrin, Kryeministrin dhe Presidentin, denoncoi rastin dhe u arratis nga Shqipëria për të shpëtuar jetën. Kryeministri i shtetit të vdekur në vend që të mblidhte strukturat përgjegjëse dhe t’u kërkonte llogari, e sulmoi nënkomisarin, duke e quajtur horr, gjë që me siguri i ka trimëruar dhunuesit e Xhiselës, e cila sonte në mbrëmje përsëriti fjalë për fjalë versionin e hedhur pak ditë më parë nga deputeti socialist, sikur kishte pasur vetëm një sherr të vogël “për arsye xhelozie”.

Kuptohet si ka funksionuar mekanizmi i presionit mafioz derisa fjalët e shqiptuara nga deputeti socialist u shqiptuan fjalë për fjalë nga buzët që dridheshin të Xhiselës. Madje, buzët e saj përsëritën po fjalë për fjalë edhe thirrjen e grave socialiste se çështja “po politizohej”.

Është, pra, deputeti socialist Rraja, strukturat e Policisë, Kryeministri, shkurt gjithë shteti që mban peng Xhiselën. Duke përgënjeshtruar veten, Xhisela e mbajtur peng ka firmosur vdekjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Përtej zemërimit, mllefit, përbuzjes, dhimbjes, Xhisela robinjë na tregoi të gjithëve se sot shoqëria shqiptare është një shoqëri e mbajtur peng. Se secili shqiptar është peng i shtetit të tij mafioz. Se ky shtet edhe të rrjep, edhe të rreh, edhe të q…, edhe të vret po nuk e mbylle gojën. Shteti e ka hequr edhe leskrën e fundit të asaj çka duhet të përfaqësojë për qytetarët e vet. Shteti është shfaqur haptazi si mafia.

Pas