InstaBIZ

Xhensila më e lumtur se kurrë, poston foton e parë pas lindjes

Pak ore pasi solli në jetë vajzën e saj, këngëtarja e dashur për publikun Xhensila Myrtezaj, ka postuar edhe ajo imazhin e parë të së bijës, të njëjten foto që postoi i pari Bes Kallaku. Ajo ka bashkangjitur gjithashtu edhe dedikimin me fjalë prekëse.

“Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone.

Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote.

Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime.
Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij.

Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone”, shkruan Xhensila.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko