Xhelozia e turqve nuk ka fund, ja çfarë i kanë bërë Almeda Abazit që e kanë zhgënjyer – Opinion – Faqja Zyrtare
-Rrjete Sociale, InstaBIZ, Te Fundit

Xhelozia e turqve nuk ka fund, ja çfarë i kanë bërë Almeda Abazit që e kanë zhgënjyer

cover50

Pak ditë më parë, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi kurorëzoi dashurinë e saj më aktorin turk Tolgahan Sayisma, në një ceremoni të bukur në Los Angeles, në përvjetorin e saj të 25-të të ditëlindjes.

Almeda përkrah ‘Çënarit’ ndihet si në qiellin e shtatë, më e dashuruar se kurrë, por si duket është zhgënjyer me vendasit e aktorit.

Këtë zhgënjim bukuroshja shqiptare e ka shprehur publikisht nëpërmjet një fotografie përkrah të cilës i ka falenderuar të gjithë shqiptarët që e uruan duke mos e lënë pa e përmendur faktin që e habiti aq shumë, se si njerëzit me të cilët është shoqëruar në Turqi nuk e kanë uruar fare.

almeda abazi

“Falënderoj sërish të gjithë miqtë dhe shokët që më kanë telefonuar, pyetur dhe uruar në ditën më të lumtur të jetës time, ditën që realizova ëndrrat e mija, momentin që mora vendimin më të rëndësishëm në jetë. Mirëpo, nuk e kaloj dot pa e thënë edh këtë:

Në një kohë që të afërt dhe të largët, gjithkush që njoh në Shqipëri më telefonoi, madje teksa merrja mesazhe urimi edhe nga vende të ndryshme të botës; më ka habitur fakti që shumica e njerëzve, me të cilët kam ndarë shumë gjëra në Turqi, nuk më kanë telefonuar. Kjo do të thotë se kuptimi im rreth miqësisë dhe shoqërisë nuk u përputhka me të tyrin. Suksese në jetë të gjithëve!”, ishin fjalët e Almedës.

almedainsta

Kujtojmë se ajo ka ”rrëmbyer” njërin prej meshkujve më të ndjekur, ëndërra e secilës femër, por edhe ‘Çënari’ është me fat që pranë vetes ka një grua si Almeda, e mençur, e zonja dhe këmbëgulëse në arritjen e qëllimeve.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko