Aktualitet

Xhafaj shfaqet përkrah Qazim Sejdinit në Elbasan: Do ua nxijmë jetën grupeve kriminale

               Publikuar në : 12:07 - 16/04/18 |
ri.de.

Ministri i Brendshëm ndodhet sot në një nga zonat më të nxehta kriminale, në Elbasan. Ai po mban një forum me qytetarët për sigurinë publike, dhe shfaqet në një panel me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Theksojmë se Partia Demokratike ka akuzuar Sejdinin se ka lidhje me bandat kriminale, dhe shfaqja e Xhafës përkrah tij duket se është edhe për të hedhur poshtë këto akuza.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm tha se në Elbasan janë identifikuar 2-3 grupe kriminale, të cilëve “shteti du ua nxijë jetën”.

“Në Elbasan kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë dhe po punojmë për to për di dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të mund ti vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin nga ata duhet të jetë shumë e qartë që policia do ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë”, tha Xhafaj.

Ai foli për rezultatet e këtyre muajve të operacionit “Forca e Ligjit”, ku sipas ministrit janë goditur 7 grupe kriminale, me 100 persona të arrestuar.

“Ka qenë dhe është operacion i suksesshëm, brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjitha grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri apo ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me grupet e tjera kriminale dhe jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë po në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim pjesë të rëndësishme të këtyre grupeve kriminale. Janë vetëm 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale me rreth 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale”, theksoi ai.

Pas