Aktualitet

Xhafaj: Në shkurt do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj

               Publikuar në : 10:54 - 20/01/18 |
m.b

Peshqit e mëdhenj janë kthyer shpesh në kryefjalë të politikës shqiptare, veçanërisht pas kërkesës së Ambasadorit Lu, për t’i parë ata të bien në rrjetën e reformës në drejtësi, thënë kjo në mënyrë figurative nga ana jonë.

U fol se janari do të ishte muaji vendimtar për këtë operacion, por me sa duket institucionet shqiptare e kanë shtyrë për në shkurt.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një intervistë për emisionin “Kapital” ka folur edhe për të ashtuquajturin operacion të famshëm, që do të niste brenda muajit Janar për  “arrestimin e peshqve të mëdhenj”, siç edhe kishte paralajmëruar edhe  ambasadori amerikan Donald Lu.

Pardje nëpërmjet një interviste në një të përditshme shqiptare, ambasadori deklaroi se i “lutet” përditë qeverisë Rama, që të nisë arrestimin e peshqve të mëdhenj. Dhe përgjigjen e ka marrë mbrëmë, nga ministri Xhafaj.

“Në muajin shkurt do të vijnë rezultate e para të vetting-ut. Pa dyshim që do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj”.

Pas