-Politikë, 2, Aktualitet, Kryesore

Xhafaj-Lu, takim kokë më kokë 1 orë në Ministrinë e Brendshme

Ambasadori amerikan Donal Lu zhvilloi një takim sot me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në zyrën e këtij të fundit. Takimi ka zgjatur afro një orë dhe nuk ka detaje mbi atë çka është folur. Burimet thanë se takimi ka qenë kokë më kokë pa asnje person nga stafi në zyrën e tyre. Më herët zyrën e Xhafajt e ka vizituar edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë detaje për vizitat e ambasadorëve tek Ministri.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko