-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Xhafaj i përgjigjet Metës: S’të nxjerr policia forcë e parë. Prokurorët të zbardhin incidentet në fushatë

Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj duke folur nga Kryesia e Kuvendit iu përgjigj Ilir Metës se policia nuk të nxjerr forcë të parë, ndaj bëri thirrje të ndalen sulmet ndaj organizatës policore dhe kreut të saj, Haki Çako. Përfaqësuesi i PS, Xhafaj e drejtoi gishtin nga prokurorët duke thënë se policia ka vepruar gjatë incidenteve në fushatë por më pas ngjarjet duhet ti zbardhë prokuroria.

“Policia nuk të bën forcë e parë, forcë e parë të bën vota. Dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor dhe ndëshkim ligjor.

Policia ka rolin e saj në parandalimin e ngjarjeve, por të mos harrojmë se një rol të rëndësishëm ka prokuroria e shtetit. Flitet për disa ngjarje të cilat i janë referuar Prokurorisë, por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve të cilët kanë përgjegjësinë për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje.

Prokuroria të veprojë shpejt për të zbardhur ngjarjet që cenojnë atmosferën e mirë në këtë proces zgjedhor. Prokurorët të mos mbyllin shpejt e shpejt dosjet e fundit, sapo hyri në fuqi Kodi i Procedurës Penale, por të zbardhin këto ngjarje në mënyrë që të dihet e vërteta dhe të qetësohet klima elektorale”, u shpreh Xhafaj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko