-Teknologji, Bota, Metro, Te Fundit

Wikileaks zbulon sulmet kibernetike të krijuara nga CIA!

Tre vite më parë CIA ka krijuar një virus kibernetik, “Pandemik”, më i zgjuar se “WannaCry”, i përdorur nga hakerat. Mbi këtë veprim ju nuk do të ishit në gjendje ta zbulonit deri më 2064, por sot një investigim nga Julian Assange, programues kompjuterësh, e ka zbuluar virusin, shkruan gazeta “ Repubblica”, transmeton opinion.al

“Pandemik” është një virus i ngjashëm me “WannaCry”, i cili tre javë më parë ka infektuar mijëra kompjutera të organizatave të ndryshme në mbarë botën. Është një software me qëllim të keq, i krijuar për herë të parë në 2014, i tillë që të ketë ndikim në sistemet kompjuterike të rrjeteve kompjuterike si LAN ose SMB. Ky virus zakonisht prek bizneset, universitete, gazetat, spitalet dhe të bëjë detyra të tjera pa djenin e organizatave, qofshin publike ose private.

Të dhënat e zbuluara nga “Wikileaks”, tregojnë se virusi i krijuar nga CIA është krijuar të infektojë serverin e nje komjuteri duke e përhapur virusin, por pa i dëmtuar ato sepse qëllimi i tij është të hyjë fshehurazi në serverin e çdo kompjuteri.

WannaCry dhe Pandemik kanë disa karakteristika të ngjashme që janë të dukshme: të dyja kanë në shënjestër kompjuterat me sistem operativ Windows, shpërndahen në rrjetet lokale dhe dobëson sistemin SMB. Ndryshe nga  WannaCry,  Pandemik ju lejon të përhapni shumë lloje virusesh në kompjuterat që dëshironi.  

Wikiliks gjithashtu zbulon se “WannCry” është një virus i krijuar nga CIA, duke na lënë të kuptojmë se si NSA dhe CIA humbën kontrollin e armëve të tyre kibernetike. Kjo çështje është ende e paqartë, por një gjë është e sigurt, sot dy organizatat më të fuqishme të spiunazhit kanë lëshuar në qarkullim municione të rrezikshme për sigurinë e shteteve të rrjeteve kompjuterike, universiteteve dhe infrastrukturës në mbarë botën.

Armët kibernetikë të lëshuara nga NSA dhe CIA, do të bëhen një rrezik serioz mbarë botëror, për këtë Wikiliks i bënë thirrje kompanive të krijojnë mbrojtje për sistemet e tyre kompjuterike ndaj këtij kërcënimi. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko