-Teknologji

Whatsapp sjell ndryshimin e madh që ka futur në “sherr” pronarët

               Publikuar në : 13:50 - 01/10/18 |
E SH

Është një nga aplikacionet më të njohura në botë, por duket sikur WhatsApp së shpejti do të sjellë një ndryshim të madh.

Aplikacioni i mesazheve së shpejti do të fillojë të shfaqë reklama për përdoruesit, shprehet themeluesi Brian Acton.

WhatsApp u bashkë-themelua nga Acton së bashku me Jan Koum në vitin 2009, por u ble nga Facebook në 2014.

Të dy Acton dhe Koum janë larguar tani nga WhatsApp dhe duket se vendimi i tyre për t’u larguar mund të ketë ardhur si pasojë e mos dakortësisë për ta kthyer këtë aplikacion me pagesë.

Duke folur për Forbes, një zëdhënës i ËhatsApp konfirmoi se aplikacioni do të fillojë të shfaqë reklamat në funksionin ‘Status’ në 2019.

Kjo krejtësisht shkon kundër vizionit të themeluesve të WhatsApp për kompaninë./Opinion.al

Pas